TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 12:45

Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, arrestohen dy brazilianë

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, arrestohen dy

Një fole prostitucioni është zbuluar nga policia në Tiranë. Në pranga janë vënë një 25 vjeçar me shtetësi braziliane dhe një 24-vjeçare nga Brazili e cila shfrytëzohej nga 25-vjeçari. 

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u gjetën në ambientet ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes në një banesë në bulevardin “Zogu i Parë”, e marrë me qira është sekuestruar edhe një shumë parash, e dyshuar si fitim nga aktiviteti i prostitucionit.

"Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.

Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.

Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje