TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2023, 09:52

Zjarr në Durrës, i vihet flaka lokalit të Noizyt

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në Durrës, i vihet flaka lokalit të Noizyt
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, por deri më tani sipas burimeve pista kryesore e hetimeve është zjarrvënia e qëllimshme.

Janë  konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr në durrës noizy

Lini një Përgjigje