Një e moshuar ka përfunduar në spital si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga zjarri që përfshiu banesën e saj në katin e parë të një pallati në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:49, ku forcat zjarrfikëse u njoftuan nga policia për vatrën e zjarrit në një apartament të katit të parë të një pallati në lagjen “18 Shtatori”.
Sipas një njoftimi zyrtar, ekipet zjarrfikëse konstatuan se në banesë ndodhej e moshuara Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë. Forcat zjarrfikëse kanë vendosur flakët nën kontroll duke mos lejuar përhapjen e tyre në apartamentet e tjera të pallatit.
Lini një Përgjigje