Një 48-vjeçar është arrestuar pasi nën kërcënimin e një thike ka grabitur 60 000 lekë të reja nga arka e dyqanit në lagjen nr.2 në Sarandë. Më pas 48-vjeçari Jorgo Kumarku ka goditur fiziksht shitësen 26 vjeçe.
Ngjarja ndodhi me datë 2 Maj në një dyqan në lagjen nr.2 në Sarandë, ku nën kërcënimin e thikës, 48-vjeçari, me precedentë penalë, ka vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike.
Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Policia e identifikoi autorin përmes pamjeve të një kamere rruge, pamja e të cilit iu tregua për konfirmim edhe shitëses. 48-vjeçari, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, njihet si përdorues i lëndëve narkotike si dhe rezulton disa herë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.
Lini një Përgjigje