TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2025, 10:14

Masivi i kromit zuri poshtë fadromën bashkë me drejtuesin, arrestohet tekniku i kompanisë

Shkruar nga Pamfleti

Masivi i kromit zuri poshtë fadromën bashkë me drejtuesin,

Një incident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Qafë-Burrelit, ku një masiv mineral i mbetur nga përpunimi i kromit është shembur papritur.

Si pasojë, një fadromë që po punonte në zonë është zënë poshtë, ndërsa drejtuesi i saj, një i ri, rezulton i zhdukur.

Policia ka arrestuar sot drejtuesin teknik, 44-vjeçarin Admir Lala i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje