
Ramazan Rraja, i arrestuar dy ditë më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, mësohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Vorë, para ndalimit.
Sipas gazetares, Klodiana Lala, një efektiv policia disa ditë para se të kapej Ramazan Rraja, ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën ai po udhëtonte, por drejtuesi i automjetit ka refuzuar të ndalojë dhe është larguar me shpejtësi.
Në këtë moment thuhet se efektivi i policisë ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Rrajës, e cila po largohej me shpejtësi dhe që shpëtoi atë nga arrestimi.
Ngjarja e Vorës nuk është raportuar nga policia, por mësohet se Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë i cili është përfshirë në ngjarje.
Lini një Përgjigje