TAGS-AT E JAVËS

Kulture24 Prill 2023, 10:07

Ermonela Jaho nderohet me çmimin ‘Artistja e vitit’ nga International Music Awards

Shkruar nga Pamfleti

Ermonela Jaho nderohet me çmimin ‘Artistja e vitit’ nga

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka shënuar një tjetër sukses. Ajo është nderuar me çmimin e rëndësishëm 'Artistja e Vitit' nga 'International Classical Awards'. Lajmin e ka bërë të ditur artistja, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e nderuar që është vlerësuar me këtë çmim.

“E nderuar që jam zgjedhur ‘Artisti i Vitit’  (Nga International Classical Music Awards).

Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë. Shkallë e lartë e identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë. Faleminderit”, ky është mesazhi i publikuar në Facebook-un e Jahos.

ermonela jaho artiste e vitit international classical music awards

Lini një Përgjigje