TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Maj 2025, 11:14

Eurovision 2026 do të zhvillohet në Shqipëri? CNN rendit të parën këngën “Zjerm”

Shkruar nga Pamfleti

Eurovision 2026 do të zhvillohet në Shqipëri? CNN rendit të

Në një renditje befasuese dhe të papritur nga CNN, Shqipëria është vlerësuar si kënga më e mirë e Eurovision 2025, duke lënë pas shtete me traditë në këtë kompeticion si Suedia, Italia apo Franca. Kënga “Zjerm”, interpretuar nga dueti Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, nën emrin artistik “Shkodra Elektronike”, është cilësuar si “e pazakontë, elektrizuese dhe thellësisht e veçantë”.

CNN e përshkruan paraqitjen shqiptare si një akt artistik që sfidon formatin klasik të Eurovisionit, me një qasje alternative që pikërisht për shkak të moskonformizmit të saj – “mund të fitojë gjithçka”.

“Një performancë absurde, e zjarrtë dhe pa kompromis. Shqipëria sjell një këngë që as nuk përpiqet të jetë ‘Eurovision’ – dhe pikërisht për këtë, shkëlqen më shumë se të gjitha”, shkruan CNN.

Top 10 sipas CNN – Renditja surprizë e Eurovision 2025

Nga vendi i fundit në të parin, kjo është renditja e plotë e 26 këngëve finaliste, sipas analizës artistike të CNN:

Armenia – PARG, “Survivor”

San Marino – Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”

Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”

Portugalia – Napa, “Deslocado”

Lituania – Katarsis, “Tavo Akys”

Gjermania – Abor & Tynna, “Baller”

Izraeli – Yuval Raphael, “New Day Will Rise”

Spanja – Melody, “Esa Diva”

Islanda – VÆB, “Róa”

Norvegjia – Kyle Alessandro, “Lighter”

Polonia – Justyna Steczkowska, “GAJA”

Letonia – Tautumeitas, “Bur Man Laimi”

Greqia – Klavdia, “Asteromáta”

Holanda – Claude, “C’est La Vie”

Ukraina – Ziferblat, “Bird of Pray”

Estonia – Tommy Cash, “Espresso Macchiato”

Malta – Miriana Conte, “Serving”

Danimarka – Sissal, “Hallucination”

Suedia – KAJ, “Bara Bada Bastu”

Luksemburgu – Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”

Italia – Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”

Franca – Louane, “Maman”

Zvicra – Zow Më, “Voyage”

Finlanda – Erika Vikman, “Ich Komme”

Austria – JJ, “Wasted Love”

Shqipëria – Shkodra Elektronike, “Zjerm”

Një hap historik për Shqipërinë në skenën europiane

Ky vlerësim vjen në një vit të mbushur me eksperimente muzikore dhe performanca të guximshme. Përfaqësimi shqiptar i këtij viti jo vetëm që theu pritshmëritë, por u kthye në një pikë referimi për autenticitetin dhe origjinalitetin artistik.

Tifozët e Eurovision-it në rrjete sociale kanë reaguar me entuziazëm, duke përkrahur vendimin e CNN dhe duke shpërndarë performancën shqiptare si “më të paharrueshmen e këtij edicioni”.

zjerm cnn

Lini një Përgjigje