
“Netët e Klipit Shqiptar” u rikthye pas 7 vitesh mungesë në Tiranë.
Edicioni i 22-të i “Netët e Klipit Shqiptar” u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndërsa emrat më të njohur të artit u vlerësuan për artin e tyre.
Fituesi i kësaj nate ishte grupi legjendar ‘Elita 5’, të cilët përmes këngës “Natën e Mirë” rrëmbyen jo një, por 7 çmime, mes tyre dhe Çmimin e Madh për Klipin më të mirë në të gjithë komponentët.
Mes emrave që u ngjitën në skenë për të marrë çmime, spikatën edhe:
•Dafina Zeqiri & Vig Poppa me “Putain” (Grafika më e mirë)
•Silva Gunbardhi me “Vëlla” (Balada më e mirë)
•Orgesa Zaimi me “E premte” (Urban më i mirë)
•Marsela Çibukaj (Interpretuesja më e mirë në klip)
•Stresi, i cili rrëmbeu çmimin “Best Influencer”
Ndërsa Rina Januzi fitoi zemrat e publikut me “Ten Thousand Miles”, e fabula më e veçantë u shpall “Paja e nusnis” nga Fatjeta Barbullushi.
Lini një Përgjigje