TAGS-AT E JAVËS

Kulture18 Maj 2025, 07:55

Tre surprizat e mëdha në finalen e Eurovisionit

Shkruar nga Pamfleti

Tre surprizat e mëdha në finalen e Eurovisionit

Finalja e 69-të e Eurovisionit që u zhvillua në Zvicër pati të paktën 3 surpriza të mëdha.

Një nga surprizat e finales ishte Izraeli, i cili, pavarësisht pikëve të ulëta që mori nga juritë, arriti të fitonte në fund vendin e dytë, pasi siguroi mbështetje të madhe nga publiku, duke marrë 297 vota në televotim. Në total, këngëtarja izraelite regjistroi 357 pikë dhe u rendit në vendin e dytë, pas Austrisë.

Interpretuesja ishte Yuval Raphael, një e mbijetuar e sulmit të Hamasit në festivalin Nova, më 7 tetor 2023. Ajo performoi këngën "New Day Will Rise".

Një tjetër surprizë e finales ishte Suedia, e cila, ndërsa agjencitë e basteve e kishin "kuotuar" si fituese për muaj të tërë, në fund nuk arriti të fitonte as votat e publikut dhe as pikët e jurive.

Grupi KAJ me këngën "Bara bada bastu" përfundoi në vendin e katërt, i ndjekur nga Italia.

Treshen e surprizave e plotësoi Estonia me Tommy Kass dhe "Espresso macchiato", këngën humoristike.

Kënga, një përzierje e elektrosëing, popit industrial dhe repit satirik, evokon në mënyrë ritmike të gjitha stereotipet rreth Italisë: ekspresin, modën, pasionin, dramën.

Me kostum, kravatë të gjatë dhe një shënim ngjitës ku shkruhej "E dua Eurovisionin", koreografia e tij ka elementë sureale.

Lini një Përgjigje