TAGS-AT E JAVËS

Kulture22 Nëntor 2025, 17:18

I varur nga bixhozi dhe i përjashtuar nga Kisha, faktet më interesante nga jeta e Leon Tolstoit!

Shkruar nga Pamfleti

I varur nga bixhozi dhe i përjashtuar nga Kisha, faktet më interesante

Pak figura të tilla kanë një përmasë të tillë në historinë botërore.

Leon Tolstoi vdiq më 20 nëntor 1910, në moshën 82 vjeçare, nga pneumonia në stacionin hekurudhor të Astapovos. Pasi ishte grindur me familjarët e tij, ai po udhëtonte i vetëm për në jug kur u sëmur rëndë.

Udhëtarët e tjerë e ndihmuan të zbriste nga treni në stacion, teksa ndërroi jetë disa ditë më vonë në shtëpinë e shefit të stacionit. Një shtyllë e njohur e letërsisë ruse por edhe saj botërore, Tolstoi është i njohur në të gjithë botën e qytetëruar.

Pak figura të tilla kanë një përmasë të tillë në historinë botërore. Edhe personaliteti i shkrimtarit është shumë interesant. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar i talentuar, por edhe një njeri i pazakontë. Ja 25 fakte interesante nga jeta e Tolstoit:

1. Leon Tolstoi ishte një i afërm i largët i Aleksandër Pushkinit, një tjetër shkrimtar rus me famë botërore.

2. Tostoi pati 13 fëmijë, por 5 prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme për arsye të ndryshme.

3. Biblioteka e tij personale, përmbante më shumë se 23 mijë libra të shkruar në 39 gjuhë të ndryshme. Ai vetë fliste rrjedhshëm shumë gjuhë të huaja dhe ishte një poliglot i vërtetë.

4. Shkrimtari ishte çuditërisht shumë kritik ndaj veprës së dramaturgut të madh anglez Uilliam Shekspir, duke folur me përçmim për veprën e tij.

5. Tolstoi u nominua në një rast për Çmimin Nobel për Letërsi, por ai ua bëri të qartë organizatorëve se nëse do ta fitonte atë çmim do ta refuzonte. Në këto kushte, Komitetit i Nobelit e rishqyrtoi çështjen dhe u tërhoq nga ai vendim.

6. Shkrimtari kishte një vlerësim shumë të madh për veprën e bashkëkohësit të tij shkrimtarit të mirënjohur rus, Anton Çehov.

7. Gjatë jetës së tij, Leon Tolstoi mbajti një korrespondencë aktive me lexuesit e tij nga vende të ndryshme të botës.

8. Që kur ishte rreth 50 vjeç, shkrimtari u bë vegjetarian dhe ndaloi së ngrëni mish.

9. Shkrimi i dorës i Tolstoit ishte aq i palexueshëm, saqë gruaja dhe vajza e tij i rishkruanin nga e para dorëshkrimet e tij përpara se t’ia dërgonin botuesve, pasi redaktorët nuk mund të kuptonin asgjë.

10. Në një rast, Leoni gati sa nuk u përball me një duel me shkrimtarin tjetër të famshëm të Rusisë, Ivan Turgenev. Por për fat të mirë konflikti u zgjidh në kohë.

13. Leon Tolstoi shkroi gjatë jetës së tij rreth 165 mijë fletë dorëshkrime dhe më shumë se 10 mijë letra.

14. Shkrimtari rrëfente vazhdimisht se nuk e duronte dot lehjen e qenve.

15. Si një adhurues i manave, Tolstoi nuk hëngri kurrë qershi. Atij nuk i pëlqente shija e tyre.

16. Të gjitha veprat më të rëndësishme të Leon Tolstoit u shkruan pas martesës së tij, e cila ndodhi kur ai ishte 34 vjeç.

17. Veprat e plota të Tolstoit janë të përmbledhura në 90 vëllime voluminoze.

18. Edhe pse një fisnik i pasur, shkrimtari nuk e kundërshtonte punën fizike. Madje, shpeshherë ai shihej duke i lëruar vetë tokat e tij.

19. Ashtu si një shkrimtar tjetër i madh, Fjodor Dostojevski, Tolstoi ishte një bixhozxhi i apasionuar pas letrave dhe lojërave të tjera të fatit për të fituar para.

20. Tolstoi e rishkroi 8 herë romanin e tij të famshëm “Lufta dhe Paqja”.

21. Vetë Leo Tolstoi u përjashtua nga Kisha Ortodokse, sipas një vendimi të Sinodit të Shenjtë. Ai vetë ishte ateist dhe në moshë madhore e kritikoi hapur fenë.

20. Shkrimtari, i cili predikonte një jetë të thjeshtë në varfëri, ishte gati të hiqte dorë nga të drejtat e autorit të veprave të tij, por kjo u kundërshtua vazhdimisht nga gruaja e tij.

21. Sipas Aleksandër Goldenveizer, Tolstoi e krahasonte martesën me një funeral.

22. Në fillim të shekullit XXI, kishte rreth 350 pasardhës të drejtpërdrejtë të shkrimtarit.

23. Teoria e Tolstoi për mosrezistencën ndaj së keqes me anë të dhunës, ndikoi seriozisht tek politikani i famshëm indian Mahatma Gandi.

24. “Tregimet e Sevastopolit” bazohet në kujtimet e tij personale. Në moshë të re, Leoni mori pjesë personalisht në mbrojtjen e atij qyteti.

25. Si një burrë i pjekur, Leo Tolstoi shpesh ecte zbathur për të theksuar afërsinë e tij me njerëzit e thjeshtë.

Lini një Përgjigje