TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Nëntor 2025, 09:43

lir Kulla nderohet me medaljen “Luani i Artë për Merita të Veçanta" nga Senati Italian

Shkruar nga Pamfleti
lir Kulla nderohet me medaljen “Luani i Artë për Merita të
Ilir Kulla

Analisti politik, gazetari dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, është vlerësuar nga Senati i Italisë.

Në një ceremoni të organizuar në Romë, Kullës iu nda medalja “Luani i Artë për Merita të Veçanta”, një nga vlerësimet e rëndësishme të këtij institucioni.

Në një reagim në rrjete sociale, Kulla u shpreh se kjo medalje është përgjegjësi dhe fillim i ri për projekte të mëdha.  

"Sot ne kete 28 Nentor diten tone kombetare u nderova ne Rome, ne Senatin e Italise, ne Sallen e Institutit te Shen Merise ne Aquirio, ne pranine e shume personaliteteve nga Italia dhe Bota, me nje vleresim shume te larte, Medaljen Luani i Arte per Merita te Vecanta. Falenderova organizatoret jo me pak emocion me impenjimin qe ky cmim nuk eshte fundi i nje epoke pune dhe angazhimi, por eshte pergjegjesi dhe fillim i ri per projekte dhe sipermarrje me te medha", ka shkruar Kulla në një reagim në rrjete sociale. 

lir Kulla nderohet me medaljen “Luani i Artë për Merita të

ilir kulla

Lini një Përgjigje