TAGS-AT E JAVËS

Kulture27 Nëntor 2025, 17:50

Razibrahimët xhihadistë shqiptarë, qesharakë në kritikën letrare ndaj Ben Blushit

Shkruar nga Pamfleti

 Razibrahimët xhihadistë shqiptarë, qesharakë në

Libri “Jam Mysliman” ka nxjerrë në sipërfaqe një valë kritizerësh që e zëvendësojnë analizën letrare me fanatizëm ideologjik dhe keqkuptim të rolit të imagjinatës...

Popullariteti i librit të Ben Blushit nuk lidhet me provokimin, por me vlerën e tij letrare. Ndërsa lexuesit e kanë pritur mirë, një grup kritikësh të nxitur nga dogma po e sulmon autorin me të njëjtin model që dikur u përdor kundër Kadaresë. Këta zëra injorojnë funksionin e trillimit në letërsi dhe traditën e gjerë të autorëve nga Lindja e Mesme, duke krijuar një klimë të rrezikshme që ngjan me shembujt e ekstremizmit kulturor.

Popullariteti i librit të fundit të Ben Blushit “Jam Mysliman” erdhi jo si pasojë e temës kontroverse që Blushi sjell gjithmonë, duke mos e fshehur provokimin e tij ndaj lexuesit. Ai erdhi natyrshëm, sepse Ben Blushi është sot shkrimtari modern më i mirë i Shqipërisë, i cili e pasuron antologjinë letrare shqipe me aktualitetin e shoqërisë sonë. Faktori i parë i këtij suksesi është talenti i shkrimtarit. Lexuesi shqiptar, si çdo lexues në botë, është vlerësuesi më i saktë i këtij realiteti.

Nuk është aspak rastësi që më të lexuarit historik ndër shqiptarë janë emra të rëndë të letërsisë, si Jeronim de Rada, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Fan Noli, Migjeni, Sterjo Spase, Jakov Xoxa, Petro Marko, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Pjesa më e madhe e këtyre autorëve botuan në kushte të vështira dhe në kohë të vështira, por lexuesi shqiptar i përthithi mesazhet e tyre. Kështu ka ndodhur kudo. Mjeshtrat latinoamerikanë që i sollën letërsisë botërore një freski dhe magji të jashtëzakonshme, ishin së pari korifej për popujt e tyre, të cilët jetonin në varfëri dhe me analfabetizëm të lartë.

Letërsia nuk është një operacion që mund ta shtysh me zor. Ajo është alfa e komunikimit të historisë së njerëzimit. Sot kemi një inflacion poetësh dhe romancierësh që numërojnë dhjetëra botime, por nuk i lexon askush. Por kjo është një temë tjetër.

Për t’u kthyer tek Ben Blushi, reagimi i kritikëve të veprës së tij ishte i pritshëm, por jo kaq tallës dhe kaq i ulët. “Të jetosh në ishull”, romani i parë i bujshëm i Blushit, u shoqërua me një recense letrare me nivel, edhe pse kritike. Autor i saj ishte Ervin Hatibi, një poet premtues i fundviteve 80, i cili ndërpreu më pas aktivitetin intensiv në letërsinë shqipe. Hatibi, si musliman praktikant, kritikën ndaj Blushit e mbështeti jo te logjika letrare apo te stili, por te “filli i Arjanës”, te feja. Megjithatë niveli i debatit qëndroi i pranueshëm. Ndërsa më pas, e sidomos sot, kritizerët e Blushit i ngjajnë metaforikisht kritikut mitik të Kadaresë, Razi Ibrahimi.

Razi Ibrahimi ishte pedant dhe didaktik në narrativën e tij kritike ndaj Kadaresë, por ajo kritikë u perceptua nga publiku si e stisur dhe e përqendruar te ajo që në realizmin socialist quheshin “gabime ideore”. Pra sipas asaj qasjeje, Kadare ishte mjeshtër në art, por nuk respektonte linjat ideologjike.

Pikërisht në këtë linjë po vepron sot një aradhë “intelektualësh” fanatikë që sulmojnë Ben Blushin. Sipas tyre, Blushi nuk thotë të vërtetën, por trillon, dhe, për këtë arsye, sipas tyre, nuk bën letërsi. Këta razibrahimë të xhihadit nuk e dinë thelbin e shkrimtarit. Shkrimtari jo vetëm mund të trillojë, por mund të delirojë, të ekzagjerojë, të mëshojë dhe të imagjinojë.

Poetët dhe shkrimtarët, në të gjithë historinë e njerëzimit, kanë folur me imagjinatën e tyre. “Iliada” dhe “Odiseja” e Homerit kanë aq shumë trillime dhe ekzagjerime, sa edhe sot magjepsin çdo lexues. Njeriu është krijuar si qenie me vullnet të lirë, siç e përmendin edhe librat e shenjtë. Mendja e tij është pasuria më e madhe.

Këta razibrahimë xhihadistë nuk marrin parasysh as traditën e gjatë të shkrimtarëve dhe poetëve të botës islame, të cilët magjepsën njerëzimin me rrëfimet e tyre. Nga “Njëmijë e Një Netët”, te poemat e Sadiut e të Rumit, letërsia e Lindjes së Mesme konsiderohet edhe më magjike dhe më e trilluar sesa ajo e realizmit magjik, sepse përqendron vëmendjen te ëndrrat, te shpirti dhe te ndjenjat sublime të njeriut, ku dashuria është në qendër.

Këta razibrahimë që pa drojë thonë se Migjeni apo Fan Noli nuk janë poetë, por revolucionarë, janë gati të ngrenë në piedestal jo bejtexhinjtë e shekullit XIX, që ishin ustallarë e ashikë, por disa paçexhinj mejhanesh që thurin poezi siç montojnë talebanët bombat artizanale që i mbajnë në trup për t’u hedhur në erë.

Më e keqja është se kjo aradhë recensuesish agresivë injorohet në mënyrë flagrante nga pjesa normale e kritikës ose nga komuniteti letrar shqiptar. Këta duhet të kuptojnë se kjo qasje xhihadiste ndaj letërsisë është më e rrezikshme sesa organizimi politik i këtyre grupeve. Kështu nisi talebanizmi, duke dënuar me vdekje Selman Rushdien dhe Khaled Hosseinin, të cilët dolën nga një shoqëri muslimane dhe patën sukses pikërisht duke e përshkruar atë./Pamfleti

ben blushi jam mysliman razibrahimët xhihadistë

9 Komente

  1. R
    Roi

    E doni kaq shume Ben Blushin sa nuk me keni publikuar disa komente kritike ndaj tij (brenda kornizes se fjales se lire).

    1. T
      Tng

      Shume hapesire i jepni ketije Kapitslisti me mentalitet Komunisti,ky qe kerkon taksa te larta per te pasurit kur vete eshte akuzuar nga media se ka mare pagesa nga inceneratoret…

      1. I
        I.K

        “Shkrimet që ngrihen për të, duke sulmuar Islamin, më shumë ngjajnë me një kurs ‘si të fitosh vëmendje kur ke dështuar në politikë’ sesa me kritikë serioze letrare.”

        1. D
          Drita

          Ishte ne politike por e larguan,ishte drejtues bisnesi deshtoi,tani si shkrimtare jo vetem se lexon njeri se interesi per librin ka rene ne minimum por edhe kur do te perzije gjerat ka fituar deshtimi i trete spektakolare.

          1. p
            pretorian

            E dua Ben Blushin. E dua, se eshte qytetar, se eshte intelektual, se eshte patriot, se eshte shkrimtar, se eshte opozitar, se eshte enderrimtar, se eshte i ndjeshem, se eshte perparimtar, se ka vizion, se eshte familiar, se eshte atdhetar. E dua, se eshte shqiptar i madh.

            1. P
              Patri Oti

              Libri i Ben Blushit "Jam musliman" nuk është një libër i zakonshëm. Përveç linjës artistike, më i rëndësishëm është mesazhi që ai përcjell: Shqiptar, kujdes nga feja islame, nuk ka asgjë pozitive, atè e sollën pushtuesit për të përligjur pushtimin e tyre por edhe për të mbajtur një popull të nënshtruar. Është një libër ibotuar në kohën dhe në vendin e duhur. Shëndet dhe jetë të gjatë autorit.

              1. p
                pretorian

                @Patri Oti. Orteku osman nuk solli vetem fene. Feja islame ne Shqiperi nuk erdhi vetem me genocid, vetem me taksen e xhizjes, nuk erdhi vetem me shtypje dhe presion, por mbi te gjitha erdhi me kolone turq, osmane pjesen dermuese te saj. Sikurse dihet, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, pas renies se Krujes dhe Shkodres, kemi nje eksod biblik te shqiptareve totalisht kristiane kryesisht drejt Gadishullit Apenin. Turqit gjeten vakum ne Arberi, dhe jo vetem vakum, por aberore te lodhur dhe te sfilitur nga lufta, te shkaterruar ne çdo aspekt. Kete vakum turqit e mbushen me kolone, te cilet sollen, instaluan dhe forcuan besimin islamik ne Shqiperi. Shtoji ketyre dhe kategorine e shqiptareve te konvertuar per te ruajtur privilegjet dhe pronat e tyre ekonomike dhe per te shmangur taksen e xhizjes. "Shqiptaret" islamike sot, ne shumicen e tyre dermuese jane pasardhes te koloneve turq, perzierje e tyre me shqiptare, dhe me pak akoma shqiptare te konvertuar ne islamike. E gjithe pjesa islamike shqiptare, me perjashtime te rralla, sot vuan nga kompleksi i fajit dhe ndjenja e inferioritetit. Shpesh here, ne me te shumtin e rasteve, me nje patriotizem te raskapitur, ne kufijte e tij groteske, ne harrojme genocidin turk, ne harrojme, se nuk jane fqinjet por Perandoria Turke ajo, e cila e copetoi dhe e ndau Arberine, e perdori si kusur ne pazarin e saj territorial me fuqite e medha dhe fqinjet. Ne shpesh here harrojme, se kemi qene depo njerezore e ushtrise nizame, dhe keta nizame kane lyer duart me gjak dhe jashte Shqiperise. Ne harrojme, ose nuk shikojme, ose nuk duam te flasim, kur shikojme turkoshaket shqiptare, te shkaterrojne memmorien historike te shqiptareve, perkatesine e tyre, kulturen e tyre, kontributin e tyre, zakonet e tyre dhe mbi te gjitha fene e te pareve. Kur kthen koken dhe shikon si turkoarabet pseudoshqiptare, sa per te cituar, kane shkaterruar Selenicen, Onufrin, Shpatarakun apo Zografin e kupton qarte genin e tyre turkoislamik. Kur shikon, qe hedhin ne ere kryqe, apo nuk lene vendosjen e bustit te Nene Terezes, apo i vene bisht statujes se Gjergjit te Madh, apo mbajn peng Kishen e Shen Stefanit, apo i vene dinamit Kishave, apo i vjedhin ato etj etj, kupton se çfare antishqiptaresh jane, kupton se jane ku e ku me te eger dhe armiq, se "armiqte" tane shekullore. Nuk jam mysliman. As dua te jem dhe askurre nuk do te jem.

                1. T
                  Tony Legeni

                  Jo, jo, jo, Ottomanet erdhen e gjeten vakum mendor e varferi, krijuar nga Romaket e Bizantinet. Ketu te jap te drejte. Por kur gjen kete vakum e vijne ottomanet e te shesin xhingla migla si ato qe na erdhen pas Dhjerokracise cimcakize coca cola e xhinse populli bageti baaa, qe ishte mesuar vetem me bar inamurohet pa te ardhurve e pranon cdo moral, fe e kulture te tyre. Kjo bote shejtane e njeh mire trurin e njeriut. Ruset e dinin mire qe Europa do i sulmonte e pasi i blene USA teknollogji industrie prodhimin e automieteve nga Dodge

                2. T
                  Tony Boksieri

                  Nuk e di pse ky haleja i halese Ilir Meta promovohet e i ngrihet ne qiell antivlera e tij. Me e keqja eshte se i ze vendin ndonje parlamentari te ndershem ne Kuvendin e Popullit. Ky qen bir qeni duket qe eshte i shitur te ruset e serbet. Kapeni per bythe e hidheni jashte plehren llafazane.

                  Lini një Përgjigje