TAGS-AT E JAVËS

Kulture 2 Prill 2023, 12:45

Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen, ikona e kinematografisë shqiptare mbush 89 vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen, ikona e kinematografisë

Ikona e Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa feston sot 89 vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa u aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor. Spikati në plejadën e kohës përmes interpretimit të rolit të Ofelisë të tragjedisë shekspiriane “Hamleti”, vënë në skenë në vitin 1960 prej regjisorit rus Bortko.

Në skenën e teatrit, Xhepa ka luajtur mbi 150 role, mes të cilave veçojmë: Ledi Milfordin në dramën “Intrigë e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur”  (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh.

Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936 (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen, ikona e kinematografisë Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen, ikona e kinematografisë

margarita xhepa ditelindja

Lini një Përgjigje