Kulture30 Mars 2023, 20:28

Çmimi Lumo Skëndo/ Fituese u shpall autorja Lea Ypi me librin “të lirë”

Shkruar nga Pamfleti

Çmimi Lumo Skëndo/ Fituese u shpall autorja Lea Ypi me librin

Çmimi Lumo Skëndo rikthehet në edicionin e dytë, për veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë për vitin 2022.

Juria e këtij edicioni përbëhet nga Uran Butka, Ardit Bido, Teuta Toska, Belina Budini dhe Monika Stafa.

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë risjelljen në vëmendje të emrit të një figure të rrallë dhe të poliedrike siç është Mid’hat Frashëri.

Një mendimtar kalibri që meriton të çmohet dhe rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t’i bërë drejtësi mohimit të njohjes së tij nga regjimi i kaluar dhe dritëhijeve që e kanë shoqëruar.

Në edicionin e mëparshëm fituese e çmimit Lumo Skëndo ka qenë Lea Yli me librin ‘ Të lirë’. Ky çmim u risoll nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

lumo skendo lea ypi