TAGS-AT E JAVËS

Kulture 1 Maj 2025, 19:32

“Parajsa artificiale” në Panairin e Librit në Kamëz, Blushi: Pse nuk e quajta “Ferri artificial”

Shkruar nga Pamfleti

“Parajsa artificiale” në Panairin e Librit në Kamëz,

Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri  “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë.

Autori sjell një këndvështrim të botës e cila nëpërmjet teknologjisë mund të çlirohet nga shumë probleme. Një qasje e guximshme e cilësuar artificiale por që në vetvete mbart zgjidhje për kohën ku ne jetojmë

Kisha dy mundësi ose ta quaja parajsa artificiale ose ferri artificial. Po ta quaja ferri artificial do ishte pak më problem. Ferri është më i natyrshëm se parajsa.  Sot jetojmë në një kohë që harxhojmë 70% të kohës online. Kemi një komunikim artificial me botën dhe njerëzit që na rrethojnë. Na ka zëvendësuar komunikimin e natyrshëm. E ardhmja natyrisht që i takon teknologjisë. Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh”,tha shkrimtari Ben Blushi.

Ai foli më pas dhe mbi përmbajtjen: “Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh, kur ajo që quhet Inteligjenca artificiale, një tru elektronik, jo i natyrshëm, jo biologjik, të ketë zëvendësuar shumë nga funksionet që kemi sot. Ka mundësi që pas 50 vitesh të mos ketë më mësues, që mësuesit të zëvendësohen me inteligjencë artificiale, të ketë një tru elektronik, një kompjuter, një softuer, që ne nuk e shohim që u jep mësim nxënëseve, i kontrollon dhe u vë notë”.

Romani i Blushit, ndonëse ndërton një të ardhme hipotetike, niset nga premisa të mundshme të kontekstit aktual shqiptar e më gjerë, duke vënë në dukje, paralajmëruar e parashikuar të nesërme të mundshme e duke krijuar imazhin e një të ardhmeje të diktuar nga teknologjia.

Lini një Përgjigje