
Pjesëmarrësit në ‘Eurovision 2025’ nuk do të lejohen të sjellin flamujt e komunitetit LGBTQ+ në ngjarjet zyrtare, përfshirë flamurin e krenarisë (Pride), sipas udhëzimeve të reja të publikuara nga PinkNews.
Artistët dhe delegacionet do të kenë mundësinë të shfaqin vetëm flamurin kombëtar të shtetit që përfaqësojnë, edhe në hapësira të tilla si Ceremonia Hapëse, Eurovision Village dhe skena kryesore.
Kjo politikë përjashton flamujt që mund të shprehin solidaritet me grupe të tjera, si për shembull flamuri i Ukrainës. Sipas zyrtarëve të Eurovisionit, ky rregull ka për qëllim të ofrojë qartësi për delegacionet dhe audiencën, duke siguruar një ekuilibër mes shprehjes së identitetit dhe respektimit të rregullave.
Në të njëjtën kohë, fansat do të lejohen të sjellin flamuj të ndryshëm në ngjarjet e hapura për publikun, për sa kohë që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë dhe janë në përputhje me ligjet zvicerane.
Lini një Përgjigje