Kulture 8 Maj 2023, 11:48

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Albina Kelmendi: Kemi probleme për shkak të pasaportës kosovare

Shkruar nga Pamfleti

Përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Albina Kelmendi:

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2023, Albina Kelmendi, së fundmi ka realizuar një intervistë për “Prive”.

Nga Liverpooli, ajo tregoi më shumë mbi përgatitjet për përfaqësimin e vendit tonë në Festivalin Europian këtë javë.

E pyetur mbi sfidat, Albina rrëfeu se në kuadër të turit të Eurovision-it, nuk kanë mundur të performojnë në të gjitha shtetet dhe kjo për një arsye “të thjeshtë”. Probleme me vizat!

Artistja tha se të gjitha udhëtimet deri tani janë duke i bërë me pasaporta të Kosovës. Kjo sepse shteti shqiptar, nuk i ka pajisur me pasaportë përmes dekretit, ndonëse të gjashtë anëtarët e familjes do të garojnë në festivalin e madh për të përfaqësuar flamurin kuq e zi.

albina kelmendi pasaporta eurovision