TAGS-AT E JAVËS

Kulture12 Nëntor 2024, 14:10

Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi: Jemi gati për një tjetër, do e çojmë në Netflix

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi: Jemi gati për

“Njerëz dhe Fate”, u rikthye sërish, por duket se saga e dytë i ka lënë vendin së tretës dhe protagonisti Arben Derhemi zbulon në “Aldo Morning Show” se pritja këtë herë s’do të jetë e gjatë. Jo vetëm kaq, por ndoshta ky produksion shqiptar do të mund të shihet edhe nga gjithë bota në Netflix.

Arben Derhemi: Vazhdimi është shumë shpejt.

Aldo: Ou?

Arben Derhemi: Jemi gati për të vijuar. Kemi filluar punën për organizimin e treshit, ndërkohë që Ruzhdiu po shkruan akoma, shkruan intensivisht sepse është në gjendje shumë të mirë pune.

Aldo: Të të bëj një pyetje? Ore çfarë problemi ka që nuk e çoni në Netflix? Mos më thuaj që s’të ka shkuar mendja.

Arben Derhemi: Aty jemi, drejt asaj ideje jemi.

Aldo: Po shihja ca të Netflix-it, të dubluara në anglisht s’diskutohet, por ishin prodhime libaneze, thashë nga dolën këta? Pse jo?

Arben Derhemi: Ka edhe me titrim, kështu që mund ta bëjmë edhe me titrim, nuk është ky problemi.

Aldo: Apo është hall mbi halle ky?

Arben Derhemi: Po është hall mbi hall, por nuk është hall mbi hall sidomos kur merr vesh që tregu shqiptar e përpin këtë gjë. Tregu shqiptar e përpin.

Aldo: Mos të dalim në tema të tjera por…

Arben Derhemi: Nuk është ashtu, është tjetër gjë. Unë shikoj nga komentet e njerëzve. Është logjikë tjetër.

njerez dhe fate arben derhemi netflix

Lini një Përgjigje