
A ju kujtohet romani “Hasta la Vista” i Petro Markos?
A ju kujtohen Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Justina Shkupi, Ramiz Varvarica, Skënder Luarasi e të tjerë? Ata ishin gjithsej 34 shqiptarë.
Pikërisht për të nderuar kontributin e shqiptarëve si pjesëmarrës në Brigadat Ndërkombëtare gjatë Luftës së Spanjës, Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës dhe Arkivin Qendror Austriak të Rezistencës, organizoi një aktivitet për të shënuar përfundimin e 50-vjetorit të rrëzimit të diktaturës së Frankos në Spanjë dhe fillimin e vitit të 90-të të Brigadave Ndërkombëtare.
Të ftuar për të referuar në këtë aktivitet ishin:
• Z. Namik Dokle, ish-politikan, ish-kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri–Spanjë dhe autor i përkthyer në spanjisht;
• Znj. Irene Filip, përgjegjëse për fondet e Spanjës në Arkivin Qendror të Rezistencës Austriake në Vjenë.
Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori Fate Velaj, ideatori i këtij eventi, si dhe nga Ambasadorja e Spanjës Aurora Mejía.
Programi muzikor u pasurua nga interpretimet e Kosti Detit, i cili solli pjesë shqiptare, spanjolle dhe austriake.
Antifashista me kapitale te pa identitete???