
Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj, ka kujtuar me nostalgji një emër të shquar të mjekësisë shqiptare: Dr. Vasil Labovitin. Mjeku, i cili shpëtoi 80 gjirokastritë nga pushkatimi i gjermanëve, sepse fliste gjermanisht, ka studiuar në Graz, vend të cilin Velaj e ka vizituar së fundmi dhe ka propozuar që një prej auditorëve të Universitetit të Grazit të mbajë pikërisht emrin e Dr. Vasil Labovitit:
“A ju kujtohet romani “Darka e gabuar” i Ismail Kadaresë?
A ju kujtohet Dr. Gurameto, që përfaqëson Dr. Vasil Labovitin, mjekun që shpëtoi 80 gjirokastritë nga pushkatimi i gjermanëve, vetëm sepse fliste gjermanisht, pasi kishte studiuar në Graz (1922–1932) dhe respektonte “Betimin e Hipokratit”?
Pikërisht ai mjekoi dy ushtarë gjermanë të plagosur nga partizanët…
Sot, në Universitetin e Grazit, takova rektorin Peter Riedler dhe i tregova këtë histori, duke e përmbyllur me kërkesën që një prej auditorëve të universitetit të mbajë emrin “Salla Dr. Vasil Laboviti”.
Gjithashtu, biseduam për thellimin e partneritetit me Universitetin e Shkodrës.
Pas vendosjes së tabelës (5.2.2026) në shtëpinë ku ka jetuar Lasgush Poradeci, së shpejti do të vendosim edhe një për Dr. Vasil Labovitin.”, shkruan ambasadori Fate Velaj.

(Ne foto: Dr.Vasil Laboviti dhe shtepia e tij në Gjirokaster)
E në fakt, sa herë që përmënden mjekët, që kanë punuar dhe u kanë shërbyer të sëmurëve ndër vite, më së shumti kujtohet Vasil Laboviti. Ai nuk ishte vetëm thjeshtë një mjek i zakonshëm, por edhe një drejtues që drejtoi për 20 vite rresht spitalin më të madh në jugun e Shqipërisë.
Vështirë se gjen një mjek tjetër, që numëron aq operacione sa ai. Plot 40 mijë, se jeta është e shtrenjtë! Doktor Vasili u përball me sëmundjet më të thjeshta e deri tek ato që u vihej në pykëpyetje jeta. U shërbente, i vizitonte, i operonte kur duhej dhe kthente përsëri buzëqeshjen e humbur.

Gjetje shume e bukur ,per nje doktor human dhe atdhedashes . Nder per Gjirokastren dhe per Shqiperine .
Perse duhet te na interesoje sugjerimi i Fate Velaj??
I nderuar Ambassfor Fate Velaj! Ju falenderojme nga thellesia e zemres per punen dhe veprimtarine tuaj fisnike per te promovuar dhe nderuar vepren e madhe te figurave te shquara te kombit tone sic eshte edhe gjyshi im Dr. Vadil Laboviti, figura te cilat e ngrene lavdine e vendit tone ne piedestalet me te shquara dhe te merituara te shkences dhe kultures boterore, aty ku kombi yne i lashte e meriton te jete, ne majat me te larta te civilizimit boteror, per te cilin kombi yne ka dhene aq shume.Edhe nje here, ambasador, te falenderojme nga zemra, une personalisht dhe gjithe familja e Dr. Vasil Labovitit. Falenderime edhe PAMFLET-it.nga ana jone ,per publikimin.
Shume Bukur!