TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Maj 2025, 10:58

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Familja e tij bëri me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot, 25 maj, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

"Ceremonia e varrimit behet ne date 25 Maj, 2025, ne varrezat e Sharres, Tirane. Nisja behet ne oren 13.00, nga Funeral "Alba 2000", rr. Durresit, prane ish-ambasades Jugosllave. Pritjet per ngushellim do te jene ne datat 27, 28 dhe 29 Maj, prane te njejtes agjensi funerale, ne oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00", njoftoi familja. 

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes.

Lini një Përgjigje