TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 3 Korrik 2026, 20:38

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës politike, protestuesit: Nuk do dorëzohemi!

Shkruar nga Pamfleti
53 MINUTA ME PARE

"Më dekoruan 'Pishtar i Demokracisë', por e hodha në kosh", revoltohet protestuesi: Nuk e pranoj nga këlyshët e komunizmit!

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Protesta

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar këtë të premte në Tiranë, i cili u prezantua si ish-student i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë, duke deklaruar se idealet e asaj kohe nuk u realizuan.

"Jam student i '90-s. Na larguan nga vendi strukturat e Sigurimit të asaj kohe. Ëndrra e studentëve të asaj kohe nuk u bë realitet," u shpreh ai.

Protestuesi deklaroi se ishte dekoruar me titullin simbolik "Pishtar i Demokracisë", por se kishte vendosur ta hidhte atë.

"Më kanë dekoruar 'Pishtar i Demokracisë', por unë e kam hedhur në kosh, sepse nuk pranoj të dekorohem nga këlyshët e komunizmit," tha ai.

Më tej, ai pretendoi se ishte kthyer nga Evropa për të investuar në Shqipëri, por kishte pësuar humbje të mëdha financiare.

"Jam qytetar si ju. Pavarësisht se kisha sukses në Evropë, u ktheva në Shqipëri dhe humba miliona euro në rrjetin e merimangës së sistemit neobolshevik, që u merr paratë investitorëve dhe i largon nga Shqipëria," deklaroi protestuesi.

Duke komentuar protestën e një dite më parë para Kuvendit, ai u shpreh:

"Dje isha pjesë e protestës. Dyqind trima i bënë të dridhen 1.200 policë. Ne nuk jemi kundër investimeve. Jemi populli më proamerikan në Evropë. E duam demokracinë pa këlyshë komunizmi."

Në përfundim të fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit t'i bashkohen protestës.

"Shqipëria është në rrezik. Ejani, bashkohuni me të rinjtë që ta çojmë Shqipërinë në Evropë, atë që nuk arritëm ta bënim në vitin '90. Ose ne, ose ata! Evropa nuk i do hajdutët," përfundoi ai.

 

58 MINUTA ME PARE

“Jemi populli më pro-amerikan dhe pro-BE”, emigranti nga protesta para Kryeministrisë: Këlyshët e bolshevizmit vodhën Shqipërinë

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Foto Ilustrim

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, një emigrant deklaroi se Shqiptarët janë populli më proamamerikan dhe më proevropian në Ballkan dhe se protesta mbahet kundër politikanëve dhe pushtetarëve që kanë grabitur Shqipërinë. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe për lirimin e të arrestuarve dje para Kuvendit.

Interesat politike shitën një demokraci falsë dhe larguan të gjithë qytetarët dhe studentët. Rama në burg dhe të gjithë ata që i ndjekin nga pas. Mua më kanë dekoruar pishtar i demokracisë, por i kam refuzuar. Sepse këta janë këlyshë të bolshevizmit, janë me mision që të vjedhin e grabisin shqiptarët e pastaj t’i largojnë nga Shqipëria. I bëj një pyetje kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë, kur flet për ata 850 mijë vetë kontratë, a i ke pyet ata votues pse janë larguar. Ata atje janë gati të sheshin edhe familjet e tyre për pushtet”, tha ai mes të tjerash.

Më tej ai shtoi se nuk janë kundër investimeve amerikane apo evropiane, por kundër pushtetit abuziv. Ai shtoi se rinia dhe diaspora janë e ardhmja e vendit dhe jo hajdutët politikanë.

Asnjë nga ne nuk jemi kundër investimeve evropiane dhe amerikane, ne jemi populli më amerikan që e duam demokracinë, por këta që janë duan ta vjedhin Shqipërinë. Rinia dhe diaspora është e ardhmja e Shqipërisë dhe do e çojnë në BE, jo këta hajdutët këtu. Jemi në momente të vështira, populli lufton për ekzistencë, ose ne, ose ata”, vijoi ai.

1 ORE ME PARE

Shau Berishën në tubim, i riu habit me historinë personale: Prindërit nuk më flasin prej 30 ditësh për ato fjalë

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, një i ri ka treguar eksperiencën e tij personale në 34 ditë protestë. Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se kishte 30 ditë që nuk fliste me prindërit, pasi kishte sharë kryedemokratin Sali Berisha në tubim.

Ai theksoi se është i lënduar nga ky fakt, por shtoi se është i vendosur që të protestojë edhe 30 ditë të tjera kundër Ramës dhe Berishës.

“Për 2 daljet e mia më të mëparshme kam marrë shumë kritika, tallje e ofendime për faktin se unë nuk jam nga Zvërneci e as nga Rrjolli dhe për këtë arsye unë s’kam pasur pse me dal këtu për të folur apo për të sharë këta gjakpirës. Goditjen e parë më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ia kam sharë. Kam 30 ditë që nuk flas me babën e nënën. Zemra më dhemb, por sot nga ky shesh kam vendosur për ta shtyrë edhe për 30 ditë të tjera”, tha protestuesi.

1 ORE ME PARE

34 ditë në shesh, protestuesi para Kryeministrisë: Që të mos përfundojë si Çaushesku, Rama le të japë dorëheqjen

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, një pedagog deklaroi se qeveria po harton një ligj të ri për arsimin e lartë ku kërkohet çimentimi i rektorëve, sepse nga 2 mandate do të shkojnë në 3 të tillë pasi sipas tij janë vasalë të qeverisë. Ai deklaroi se kjo nuk do të lejohet nga stafet pedagogjike.

Po ashtu pedagogu denoncoi një rast korrupsioni në Kadastër ku një të afërmi të tij iu kërkuan 20 mijë euro për regjistrimin e pronës. Ndër të tjera ai tha se Rama ka ose rrugën e dorëheqjes ose të prangosjes nga SPAK-u që të mos përfundojë si Çaushesku.

Sot është dita e 34 e protestës, por qeveria nuk ka marrë vesh se duhet të largohet. Do të tregoj rastin e korrupsionit të administratës. Një mikut tim Kadastra i kërkoi 20 mijë euro për regjistrimin e pronës edhe pse vlera e pronës së është aq. Nëse nuk iu ka korruptuar Rama, tregojini vendin dhe thojini të japë dorëheqjen.

Financimi i qeverisë për universitetin është 10 herë më i ulët se në BE. Po bëjnë një ligj të ri për Univerisietet ku duan të çimentojnë rektorët, vasalë të qeverisë, nga 2 mandate duan t’i bëjnë 3 por ne nuk do ta lejojmë.

Rruga e parë është dorëheqja ndërsa rruga e dytë është t’i shkojë SPAK-u dhe ta prangosë në zyrë. Këto do të na ndihmojnë të mos përfundojë si Çaushesku”, tha ai.

1 ORE ME PARE

"Zëri ynë arriti në Senatin amerikan", Xhemalaj: Ossoff ka denoncuar marrëveshjet e errëta të pushtetit!

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Ilir Xhemalaj

Aktivisti Ilir Xhemalaj, gjatë protestës së 34-t para Kryeministrisë, deklaroi se zëri i protestuesve shqiptarë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur një reagim të senatorit amerikan Jon Ossoff.

Sipas tij, mbështetja e senatorit amerikan është një sinjal se kauza e protestuesve ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: "Sot zëri ynë dëgjohet lart, deri në dyert e Senatit amerikan në Washington. Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re."

Ai falënderoi senatorin amerikan dhe tha se mbështetja e tij është një mesazh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: "Falenderojmë senatorin Ossoff dhe miqtë tanë në Senatin amerikan që mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta jonë kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më. Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar."

Në fund të fjalës së tij, Xhemalaj u bëri thirrje protestuesve të vijojnë mobilizimin.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: "Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën fitimtare. Për Shqipërinë tonë, për flamurin kuq e zi, për aleaten tonë të përhershme SHBA, përpara deri në fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë."

1 ORE ME PARE

“Europa dënon dhunën ndaj protestuesve”, Luçiana Kokaj: PE mbështet protestën  

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Protesta

Aktivistja tha se zv.presidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Ștefănuță, dhe Partia Popullore Evropiane kanë shprehur mbështetje për protestuesit dhe kanë kërkuar hetim të korrupsionit e mbrojtje të të drejtave themelore...

Aktivistja Luçina Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestën e 34-t kundër Kryeministrit Edi Rama tha se përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe grupime politike evropiane m,bështesin qytetarët në lëvizjen e tyre. Ajo tha se reagimet e fundit kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe kanë kërkuar respektimin e lirive demokratike.

Kokaj u ndal fillimisht te deklarata e zv.presidentit të Parlamentit Evropian, Nicolae Ștefănuță, për të cilin tha se ka dënuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve gjatë protestës së një dite më parë.

Sipas saj, mbështetje ka ardhur edhe nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, ndërsa vuri në dukje se edhe Partia Popullore Evropiane (PPE), pjesë e spektrit të djathtë politik evropian, është shprehur në favor të protestuesve përmes një rezolute.

Duke iu referuar përmbajtjes së këtij dokumenti, Kokaj tha se PPE shpreh shqetësim për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe solidarizohet me qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, duke e cilësuar të drejtën e tubimit si një nga liritë themelore që duhet të garantohet.

Ajo shtoi se rezoluta njeh si legjitime kërkesat e protestuesve dhe kërkon hetim të rasteve të korrupsionit në nivelet e larta, ndëshkim të krimit zgjedhor, si dhe mbrojtje të mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe të drejtës së pronës.

Në vijim të fjalës së saj, Kokaj tha se dokumenti dënon çdo përpjekje për të ushtruar presion ose për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile, duke theksuar rëndësinë e garantimit të lirive demokratike.

Kokaj deklaroi se rezoluta u bën thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian të vijojnë monitorimin e zhvillimeve në Shqipëri dhe të mbajnë procesin e anëtarësimit të vendit të lidhur ngushtë me respektimin e shtetit të së drejtës dhe të standardeve demokratike.

 

1 ORE ME PARE

"Rama mbaji larg spiunët", emigrantja nga Gjermania: Nuk duam më parti politike, duam referendum popullor!

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Emigrantja në protestë

Në ditën e 34 të protestës një emigrante nga Gjermania u shpreh se sistemi politik 35-vjeçar duhet të dalë jashtë çdo vendimmarrjeje në Shqipëri, populli të mbajë referendum dhe të ketë qeveri tranzitore provizore. Teksa i drejtoi thirrje kryeministrit të dorëhiqej dhe të lironte protestuesit e arrestuar dje para Kuvendit, pasi një prej tyre është me fëmijë të mitur.

“Rama në burg, Berisha në burg. Edi Rama, liroi djemtë e nanave që janë atje, njëri atje ka edhe fëmijë të sëmurë, nuk e di a ke fëmijë ti apo s’ke, të kujt i ke ti? Ai ka fëmijë të sëmurë, ai ka dalë për fëmijët, për të drejtat e veta, që të ketë Shqipëri më të mirë. Kërkojmë qeveri provizore, asnjë parti i sistemit 35 vjeçar nuk duhet të ekzistojë dhe të mos ekzistojë. Ne duam qeveri provizore dhe referendum, ku të vendosë populli. Qëndroni sepse duhet bërë referendumi patjetër, nuk duam më parti, janë këlysha të Enverit, spiunë, të degjeneruar”, tha ajo.

Gjithashtu pati edhe një mesazh për kryeministrin dhe kreun e PD-së, duke ia kthyer me shprehjen “F*ck you”:

“Dhe atë F*ck yu ta them ty, Berishës dhe gjithë të tjerëve si ju. Populli duhet të vendosë dhe jo ju, partitë”.

Në fund ajo apeloi për të gjithë qytetarët, diasporën, intelektualët, që të vinin nesër në shesh më 4 korrik. Gjithashtu i bëri thirrje Ramës që të mbante larg spiunët e shtetit.

“Nesër presim gjithë diasporën me ardhë nesër. I them hajdeni ta çlirojmë Shqipërinë njëherë e mirë, qëndroni, diaspora do vijë patjetër, intelektualët do vijnë, do bëhet me patjetër. I them mos i fut spiunat këtu, i ke qit intelektualët në rrugë të madhe, mes tyre edhe babën tim, që krijoi shoqatën e të persekutuarve dhe nuk e le të bënte parti. Sali Berisha, nuk vjen më në pushtet ti. Qytetarët të vijnë këtu, intelektualët, diaspora”, përfundoi ajo.

2 ORE ME PARE

“Ramën do ta bëjmë ‘nuse’ e do t’i varim në qafë gjerdanin”, qytetari bën gati “varësen” për kryeministrin!

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Qytetari në protestë

Në ditën e 34-t të protestës në Tiranë, gjatë tubimit para Kryeministrisë janë dëgjuar deklarata të forta nga pjesëmarrësit, të cilët kanë drejtuar akuza ndaj qeverisë.

Një prej protestuesve ka ekspozuar në mënyrë simbolike predhat bosh të gazit lotsjellës, të cilat tha se janë përdorur nga policia gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit.

"Ja ku është prova e krimit. Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba kundër popullit, por jo t'i japë pensionistëve. Po pastrojmë edhe mbeturinat e mbeturinave. Këto përdoren për kafshë, ai i përdori kundër popullit të tij. Ia bëra varëse në mënyrë simbolike, sepse një ditë do t'ia varim gjerdanin", u shpreh protestuesi.

 

2 ORE ME PARE

"Dil në bulevard", protestuesit sfidojnë Ramën: Nuk ndalemi deri në dorëheqje!

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Protesta

Një numër i madh qytetarësh iu bashkuan edhe këtë të premte protestës, e cila hyri në ditën e 34-t. Tubimi nisi në sheshin "Skënderbej" dhe vijoi me një marshim simbolik drejt Ministrisë së Brendshme, përpara se protestuesit të mblidheshin para Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën: "Edi Rama o tradhtar, dil këtu në bulevard, Shqipëria nuk është biznes privat", ndërsa kërkuan edhe lirimin e protestuesve të arrestuar një ditë më parë para Kuvendit, me thirrjet "Lironi çunat tanë" dhe "Edi Rama o tradhtar, liro çunat sa më parë".

Në protestë u dëgjuan edhe thirrje të tjera si "Rama jep dorëheqjen", "Arrestoni Ramën", "Nuk ndalemi deri në dorëheqje", "Shqipëria nuk është në shitje", "Revolucion", "Ju erdhi fundi" dhe "Shqipëria kërkon revolucion".

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie.

2 ORE ME PARE

Protesta në ditën e 34-t, pensionisti: Rama rrëzohet për 3 ditë

Minutë pas minute/ Sot 34 ditë revoltë kundër klasës
Protesta qytetare

Sot zhvillohet protesta e 34-t kundër Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkohet të dorëhiqet, edhe pse Kreu i Qeverisë ka përjashtuar ccdo mundësi që të dorëzojë “timonin”, që sipas tij, ia kanë besuar mbi 800 mijë shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Protesta ka mbledhur rryma të ndryshme, ndërsa pika që i bashkon është largimi i Edi Ramës si Kryeministër.

Një pensionist, i cili i është bashkuar protestës nga ditët e para, u shpreh se Kryeministri Edi Rama tallet me këtë shtresë, madje i ofendon ata.

"Me bonusin që na akordoi për verën, Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen”, u shpreh ai.

Protestuesi vijoi më tej me thirrje duke kërkuar përshkallëzim të protestës dhe bllokim të rrugëve me mjete bujqësore, si formë presioni ndaj qeverisë.

“Kryeministri të mbledhë mendjen. Jo vetëm ne këtu në Tiranë, por të gjithë bujqit që hedhin perimet nëpër kanale, të dalin të bllokojnë rrugët e Shqipërisë me mjetet e punës që kanë. Se po të bllokohen rrugët, Edi Rama tre ditë jetë ka, pastaj do të dorëzohet, se s’ka ç’të bëjë më. Të dalin me zetorë, me mjetet.

Pensionistët të marrin pjesë këtu, sepse u tall me ne. Mori një grup pensionistësh para ca ditësh, si para 11 majit kur vajta edhe unë, ia prisha takimin, dhe po ata pensionistë ishin, ato pula ishin, që s’ia ktheu njëri llafin Edi Ramës, sepse Edi Rama është mbreti i Shqipërisë dhe kanë frikë. I bëj thirrje pensionistëve ta heqin frikën dhe t’ia thyejnë hundët. Nuk kemi ujë të pijshëm. Ka 13 vite në pushtet.

Kërkesat tona konkrete janë që Edi Rama të japë dorëheqjen, të zhduket, të krijohet një grup me intelektualë të pavarur, jo me moshën time, por të rinj. Të kenë nja dy universitete, të dinë gjuhë të huaja dhe të jenë profesionistë të fushave të ndryshme. Të ndryshojë legjislacioni", tha ai.

 

protesta

Lini një Përgjigje