TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 8 Janar 2026, 22:15

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina; dëme kolosale për tregtarët

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Kreu i zjarrfikësve të Tiranë: Vatra te "5 Maji" drejt shuarjes

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, njoftoi se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” po shkon drejt shuarjes.

Ai theksoi se zjarrfikësit po kryejnë një punë heroike për të izoluar plotësisht flakët. Sipas tij, kapanonet e përfshira nga zjarri përmbajnë kryesisht rroba dhe objekte plastike, që kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ka bombula gazi brenda.

Zjarri është lokalizuar vetëm te objekti që ra në fillim. Ishte ora e parë e ndërhyrjes, ku u përballëm me materialet dhe çatinë që përhapnin flakët. Më pas kaluam në izolimin e plotë të vatrës, duke angazhuar forca nga Tirana, Kamza, Vorë dhe Elbasan, me mbështetje nga policia shtetërore dhe ajo bashkiake,” deklaroi Goxhaj.

Ai shtoi se dyqanet e tjera janë të sigurta dhe zjarri nuk është përhapur më tej. Për shkak të sasisë së madhe të rrobave dhe materialeve plastike, zjarrfikësit po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe ekspertiza e plotë do të bëhet nga policia dhe specialistët e zjarrfikëses.

5 MUAJ ME PARE

Normalizohet zjarri te "5 Maji", dëm kolosal te tregtarët

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura te zona e “5 Majit” ka nisur të normalizohet. Bëhet fjalë për afro 50 magazina me mall brenda që janë shkrumbuar totalisht.

Thuajse gjithçka është djegur dhe flakët tani po normalizohen. Zjarrfikësit arritën të ndalojnë shpërndarjen te objektet përreth. Sipas tregtarëve, bëhet fjalë për dëm me vlera kolosale pasi magazinat kanë qenë plot me veshje dhe produkte të tjera që ata tregtojnë.

5 MUAJ ME PARE

Zjarri te ‘5 Maji’, Ristani nga vendngjarja: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, nuk ka rrezik për banesat!

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Anuela Ristani

Vijon zjarri te tregu i “5 Majit”. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkuar në vendngjarje, e cila tha se ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara.

Ristani tha se do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithin.

“Duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut industrial, për shkak të vetëm materialeve që ka pasur brenda. Është përhapur edhe në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Jemi duke e kontrolluar për ta eliminuar deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka asnjë dëm në njerëz. Do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithin. Zona është goxha e madhe. Bizneset përreth nuk janë djegur, janë djegur vetëm magazinat.”-u shpreh Ristani për mediat.

5 MUAJ ME PARE

Zjarri në tregun e rrobave merr përmasa të mëdha, ushtria mbërrin në vendngjarje

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha. Shërbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarri është krijuar edhe një tjetër vatër, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, sipas informacioneve paraprake është një shkëndijë elektrike.

Megjithatë sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes.

Sakaq të gjitha dyqanet janë djegur.

5 MUAJ ME PARE

Vijon prej dy orësh zjarri te tregu i “5 Majit”, e gjithë zona e mbuluar nga tymi

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Vijon zjarri te tregu i 5 majit

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë vijon të jetë aktiv prej më shumë se dy orësh. 

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe kanë shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth.

Forcat zjarrfikëse po punojnë me kapacitet maksimal për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka evakuuar banorët e pallateve pranë zonës.

Në vendngjarje ndodhen disa mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë, të mbështetur edhe nga forca ndihmëse nga Elbasani, Durrësi dhe Kamza. 

 

5 MUAJ ME PARE

 Zjarri i frikshëm te tregu “5 Maji”, dalin pamjet me dron

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Pamjet me dron

Janë publikuar pamjet me dron nga zjarri masiv që ka përfshirë magazinën në tregun e rrobave të përdorura te 5 maji.

Prej më shumë se 1 orë 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

 

5 MUAJ ME PARE

Dëme të mëdha nga zjarri te “5 Maji”, shkrumbohen deri më tani 50 magazina

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë vijon të jetë aktiv.

Raportohet se janë shkrumbuar derit tani 50 magazina. 

Situata paraqitet e rrezikshme për shkak të dyshimeve se në ambientet që po digjen mund të ketë edhe bombula gazi.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe kanë shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth.

Forcat zjarrfikëse po punojnë me kapacitet maksimal për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka evakuuar banorët e pallateve pranë zonës.

Në vendngjarje ndodhen disa mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë, të mbështetur edhe nga forca ndihmëse nga qytete të tjera.

5 MUAJ ME PARE

Zjarri ka mbulur gjithë zonën, tregtarët te "5 Maji" tentojnë të nxjerrin mallin jashtë magazinave

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Situata me zjarrin që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit vazhdon të jetë problematike edhe këtë mbrëmje.

Dhjetëra forca zjarrfikësish po luftojnë me flakët për të vendosur nën kontroll situatën. Ndërkohë, pronarët e bizneseve që ndodhen brenda tregut, por nuk janë prekur direkt nga zjarri, kanë nisur të nxjerrin mallrat nga dyqanet për t’i shpëtuar nga flakët.

Për të menaxhuar emergjencën, është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset në Elbasan, Vorë, si dhe nga Ushtria, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe për të siguruar evakuimin e pronave të mbetura të paprekura.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të qëndrojnë larg zonës dhe të lejojnë profesionistët të veprojnë në mënyrë të sigurt.

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

5 MUAJ ME PARE

Vështirësohet neutralizimi i flakëve, krijohet një tjetër vatër zjarri te “5 Maji”

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Zjarri te “5 Maji”

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Mësohet se është krijuar një tjetër vatër zjarri, çka vështirëson punën e zjarrfikësve për ta shuar.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe po rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe përforcimeve nga Kamza, Durrësi dhe Elbasani, situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll.

 

5 MUAJ ME PARE

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse; kërkohet ndërhyrja e ushtrisë



5 MUAJ ME PARE

Ende me përmasa të frikshme zjarri te "5 Maji", kërkohet ndihmë nga Durrësi, Kamza, Vora dhe Elbasani

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Zjarri te tregu i rrobave të përdorur te rruga “5 Maji” vijon të ketë përmasa të frikshme.

Edhe pse prej gati 2 orësh po punohet për normalizimin e tij, situata mbetet e rëndë për këtë arsye është kërkuar ndihmë nga Elbasani, Durrësi, Voar dhe Kamza, për sjellë makina zjarrfikëse.

Mësohet se aktualisht janë angazhuar 11 mjete, teksa është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë. Shumë banorë janë evakuuar dhe frika është se flakët mund të përhapen te magazinat përreth.

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri te "5 Maji", flet prefekti i Tiranës: Flakët janë masive, magazinat nuk kanë materiale të rrezikshme!

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka deklaruar se zjarri në zonën e ish-Uzinës Dinamo, te tregu i 5 Majit, është masiv dhe po përfshin një magazinë të madhe ku operojnë disa biznese.

Në vendngjarje janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse, rreth 60 efektivë, si dhe i gjithë efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës.

Po ashtu, po vijnë forca dhe mjete ndihmëse nga Elbasani, Vora dhe ushtria, ndërsa botet e ujit të Bashkisë po sigurojnë furnizimin me ujë.

Sipas tij, në magazina ndodhen rroba dhe materiale të tjera jo të rrezikshme, nuk ka persona të lënduar dhe policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.

“Zjarri po vazhdon, është masiv dhe kërkon kohën e vet për t’u neutralizuar,” u shpreh ai, duke shtuar se shkaqet do të përcaktohen nga ekspertët.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro: Kemi një zjarr masiv te ish-uzina dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë. Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme. Po punojnë me kapacitet maksimal po vijnë dhe nga Elbasani, Vora dhe zjarrfikëset e ushtrisë. Do an ndihmojnë me furnizim me ujë.
Nuk flas për dyshime janë ekspertët që do japin vlerësimin ligjor. Nuk ka persona të dëmtuar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarr po vazhdon, po punohet për ta ndërprerë. Është zjarr masiv dhe kërkon kohën e vet.

 

5 MUAJ ME PARE

Situatë kaotike te ‘5 Maji’, dalin të tjera pamje nga tregu i rrobave (Video)

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;

Të tjera pamje janë publikuar zjarri

Vijojnë flakët e frikshme që kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura te 5 Maji.

Ndërkohë të tjera pamje janë publikuar nga vendi i ngjarjes.


Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, pasi flakët sa vijnë e përhapen.

Mësohet se janë evakuuar banorët që jetojnë përreth tregut që po shkrumbohet.

E gjithë zona është e mbushur me kabuj elektrikë.

Dëmet raportohet të jenë shumë të mëdha.

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri te “5 Maji’, evakuohen banorët përreth; policia rrethon zonën

Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina;
Zjarri te "5 Maji"

Prej afro një orë e gjysmë vijon zjarri te tregu i rrobave të përdorura te “5 maji”. Mësohet se policia ka vendosur shirita sigurie duke ndaluar futjen e personave të tjerë në zonë. Bëhet me dije disa banorë janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë shumë pranë zjarrit.

Mësohet se disa tregtarë janë “përplasur” dhe me policinë, pasi kanë kërkuar të shohin nga afër dëmin e shkaktuar. Aktualisht zjarrfikësit janë duke punuar që flakët të mos hapen në magazinat e tjera. Dyshimet janë se zjarri ka rënë në një prej dyqaneve dhe është përhapur më pas.

 

Lini një Përgjigje