TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2025, 13:49

11 maji, Berisha publikon pamjet e reja nga manipulimi i zgjedhjeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Berisha publikon pamjet e reja nga manipulimi i zgjedhjeve (Video)

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka publikuar pamje të reja, mbi atë që e konsideron si farsa elektorale e 11 majit.

Nga pamjet e publikuara, zgjedhëset votojnë disa herë, ndërsa sipas Berishës, manipulimi ishte i pakufishëm.

“Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.

Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani...

Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.

Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit...

Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim...

Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës”, tha Berisha.

 

 

Lini një Përgjigje