TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2025, 11:29

Andia Ulliri nuk heq dorë, kërkon në Kolegjin Zgjedhor mandatin e Arjan Ndojës 

Shkruar nga Pamfleti
Andia Ulliri nuk heq dorë, kërkon në Kolegjin Zgjedhor mandatin e
Seanca për mandatin në Kolegjin Zgjedhor

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i padisë së demokrates Andia Ulliri, për mandatin e gjashtë të PD në Durrës, që është fituar nga Arjan Ndoja. Andia Ulliri e kërkon këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj bazuar në kuotat gjinore.

Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.

Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

 

andia ulliri lufta per mandatin me arjan ndojen kolegji zgjedhor

Lini një Përgjigje