
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një komunikim publik këtë të enjte në prezencë të gazetarëve, ka folur në lidhje me procesin e votimit, dhe deri te mbyllja e tij.
Celiashi deklaroi se platformat e KQZ-së janë sulmuar kibernetikisht gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 Majit. Pjesë e këtyre sulmeve ka qenë edhe Platforma Elektronike për Regjistrimin, ose siç njihet shkurt, PER, për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Këto sulme kanë ardhur nga jashtë vendit, deklaroi Celibashi dhe kanë qenë të sofistikuara.
“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ, duke filluar nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Kemi 192 mln kërkesa të regjistruar në 7 ditë. Kemi patur pikun për 5700 kërkesa për sekondë. Nga të dhënat që kemi, rezulton se një pjesë e madhe e këtyre sulmeve kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Të gjitha nga jashtë. Kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Gjermania apo Estonia”, u shpreh Celibashi.
Lini një Përgjigje