TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 14:28

11 maji, Rama: Nuk janë zgjedhje mes partive, por mes kënetës madhështore dhe Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Rama: Nuk janë zgjedhje mes partive, por mes kënetës

Kryeministri Edi Rama nga sheshi Skënderbej, ku u zhvillua mitingu i hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, tha se do të nisë kuvendimi i madh me fshatrat e qytetet, me të gjithë shqiptarët, përtej të majtës dhe të djathtës, për të mos humbur takimin tonë me historinë.

Rama tha se vetëm kështu do t’i jepet fund trajtimit si një popull të dorës së dytë.

“Mes shqiptarit, grekut, italianit dhe kujdo tjetër, të mos ketë më asnjë dallim. Dhe jo vetëm të mos ketë asnjë dallim, por mos ketë shansin që ta shohë dikush nga poshtë lart”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria e sotme nuk do të jetë njëlloj me Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian.

“Do të jemi një Shqipëri e re, një tjetër vend, me një tjetër pozicion dhe me një tjetër fuqi, me të drejta që sot nuk i kemi ende dhe as nesër nuk do i kemi nëse nuk bëhemi pjesë e asaj familjeje”, tha Rama.

Kryeministri tha se kush hyn në atë shtëpi, nuk luan më dot kukafshehti me qytetarët e vet, askush nuk e vë dot në dyshim drejtësinë para ligjit.

Duke folur për reformën në drejtësi, Rama tha se askush tjetër përveç socialistëve nuk mund të bënte dhe garantonte këtë reformë.

“11 maji nuk është zgjedhje mes disa partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE apo mes asaj drejt e në gropë. Me ne apo me kënetën madhështore, me ne apo me moçalet e vogla rreth saj. Vetëm Shqipëria2030, blindon themelin e barazisë para ligjit, që PS pati kurajon ta hedhë. Deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin kryesor të BE-së, vetëm unë dhe shqiptarët e bashkuar me ne, mund të mbrojmë drejtësinë e re nga llumi i kënetës”, tha Rama.  

Lini një Përgjigje