Politike 9 Maj 2023, 14:45

14 Maji/ Spartak Ngjela: Pakënaqësia ndaj Berishës është e madhe, Meta një nga figurat më negative në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Spartak Ngjela: Pakënaqësia ndaj Berishës
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sondazhin e ‘Barometrit’ për pëlqyeshmërinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berishës e Metës i ka mbaruar koha politike.

Mes të tjerash ai shtoi se Meta nuk do të ishte më në politikë nëse nuk do të kishte bërë koalicion me Edi Ramën në vitin 2013.

“Pakënaqësia ndaj Berishës është e madhe, dhe arsyet janë të shumta. Meta ka qenë një figurë shumë negative në Shqipëri. Do të kishte dalë nga loja po të mos e kishte marrë Rama në koalicion.

Në vitin 2013 ka qenë viti që ai duhet të ikte. Janë bërë gabime të rënda, por këta nuk e kuptojnë dot se janë jashtë loje.

Politikani ka një kohë. Një fjalë të mirë ka thënë Ahmet Zogu, që po je jashtë kohës tënde, hidhu përpjetë s’ke gjë. Berisha e Meta janë jashtë kohe.”, tha ai.

Ilir Meta dhe partia e tij janë më të urryerit në vend.

Sipas sondazhit të “Euronews”, 85 për qind e qytetarëve nuk e duan Metën.

 

spartak ngjela berisha meta