TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2023, 19:19

"14 maji"/ Alibeaj mbledh sërish Kryesinë, sot vendoset mbi skemën e përfaqësimit në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

"14 maji"/ Alibeaj mbledh sërish Kryesinë, sot vendoset mbi

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka mbledhur sërish kryesinë e PD-së, ku do të dikutohet për finalizimin e skemës me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Në tryezë janë 3 alternativa. Të shkohet në zgjedhje duke garuar për kryetarë dhe këshilla bashkiakë; Të garohet vetëm për këshilltarë dhe të mbështeten kandidatët e “Primareve”; Si dhe të garohet për këshilltarët dhe pjesërisht për kryetarë. Sot Kryesia do të vulosë se cila nga 3 rrugët do të ndiqet.

Mbledhja e sotme vjen pas asaj mbledhje maratonë të zhvilluar dje, që prej orës 12:00 deri në 02:00, ku nuk u arrit dot konsenusi për mënyrën se si do të futen në garën elektorale të 14 majit.

Pas diskutimeve me Kolegjin e Kryetarëve dhe kandidatët e propozuar deri më tani, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj mblodhi Kryesinë dhe për 8 orë kanë zhvilluar debate nëse në zgjedhje do të dalin vetëm me lista për këshilla bashkiakë apo me kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki.

Të gjendur përballë presionit të kohës, demokratët do duhet të vendosin në mbledhjen e sotme se si do të kandidojnë në këto zgjedhje.

alibeaj pd 14 maji

Lini një Përgjigje