TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 13:10

A do ta dërgojë opozita në Kushtetuese marrëveshjen me Italinë? Berisha tregon kush do të vendosë

Shkruar nga Pamfleti
A do ta dërgojë opozita në Kushtetuese marrëveshjen me
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të jetë grupi parlamentar ai që do të vendosë nëse marrëveshja me Italinë për refugjatët do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Megjithë insistimin e gazetarëve, Berisha tha se nuk do të japë një qëndrim personal përpara vendimit të grupit, i cili do të mblidhet në një mbledhje të posaçme për këtë çështje.

Në rend të ditës do të future edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët. Do e çoni këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese?


Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar është bërë një diskutim i gjatë, por pa konkluzicion. Kjo u shty që të vazhdojë në një mbledhje të veçantë. Do të mblidhet grupi dhe do ta vendosë. 

Ju jeni për ta dërguar?

Nuk do të prononcohem para vendimit të grupit, do të mbështes vendimin e tij. 

 

sali berisha marrëveshjen me italinë

Lini një Përgjigje