TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2024, 16:01

A do të tregojnë Lulzim Basha dhe Endri Hasa kush dha urdhër për të vrarë dhe fshirë serverët më 21 Janar?!

Shkruar nga Pamfleti
A do të tregojnë Lulzim Basha dhe Endri Hasa kush dha urdhër
Basha dhe Endri Hasa

Basha është ndoshta personi që di më shumë nga të gjithë. Ai e di mirë se çfarë ndodhi atë ditë dhe nga erdhën urdhrat për të kryer ekzekutimet...

Prokuroria e Posaçme duket se është vënë para provës së madhe. Sot është regjistruar procedimi penal për vrasjet e 21 Janarit 2011 gjatë protestës së opozitës së asaj kohe.

SPAK i trembej kësaj dosje dhe tentoi ta ngecte te Prokuroria e Tiranës. Gjykata e Lartë vendosi që kjo vrasje shtetërore të hetohet nga Prokurorët Specialë, të cilët duhet të marrin nën hetim dy emra të rëndësishëm: ish-kryeministrin e asaj kohe, Sali Berishën dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Vetë SPAK njoftoi sot se do të hetojë rolin e secilit prej tyre. Vetë Basha doli para mediave dhe tentoi të lante veten, duke thënë se nuk ka dhënë asnjë urdhër më 21 Janar 2011 për të kryer vrasje.

Por për të qenë më të saktë, Basha është ndoshta personi që di më shumë nga të gjithë. Ai e di mirë se çfarë ndodhi atë ditë dhe nga erdhën urdhrat për të kryer ekzekutimet. Por ai është shmangur.

Kur nisi betejën me Berishën, Basha i dërgoi një mesazh të koduar ish-kryeministrit, pasi i përmendi “21 Janarin”.  “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit më 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha më 21 janar”, ishte kjo deklarata e Bashës që bëri bujë. Dukej qartë që ishte kërcënim, por që Basha e ndërroi pllakën shumë shpejt. Ai tha më pas se e kishte fjalën për qendrimin publik që mbajti Berisha, duke nënkuptuar sulmet ndaj Bamir Topit apo Ina Ramës.

Ky ishte rasti i vetëm kur Basha foli për 21 Janarin. Por tani shtrohet pyetja: A do të flasë Basha kur të merret në pyetje nga SPAK? Sipas vendimit të GJL, ai do të duhet të pyetet dhe tani e ka në dorë të fundosë totalisht Berishën. Padyshim që Basha e di se çfarë ndodhi dhe është shmangur sepse ka dhe vetë gisht. Mirëpo nëse të dy rrezikojnë burgun, a do kthehet Basha në një “pentito”? A do të thotë se ishte Berisha ai që dha urdhër të qëllohej?  

Po ashtu krah Bashës është dhe një emër tjetër që nëse flet, fundos ish-kryeministrin. Bëhet fjalë për Endri Hasën, i cili sot është krah Lulzim Bashës, por dikur ka qenë shef i IT në Kryeministri dhe ai është akuzuar si personi që fshiu serverat dhe kamerat e sigurisë. Ai është personi që zhduku çdo gjurmë nga ngjarja e rëndë. Tani përtej retorikës që sulmojnë e anatemojnë çdo ditë Berishën, tani është rasti që Basha, Hasa dhe të tjerë ta fundosin përfundimisht. Duhet të presim dhe të shohim. /Pamfleti

Lini një Përgjigje