TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2024, 15:39

A e mbështet Bardhi, Sali Berishën si kandidat për kryeministër?

Shkruar nga Pamfleti

A e mbështet Bardhi, Sali Berishën si kandidat për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një intervistë u pyet nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër.

Bardhi tha se ai mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike.

PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave.

Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia”, tha Bardhi në "News 24".

Lini një Përgjigje