Politike15 Mars 2023, 18:25

A mori Kryemadhi para nga kompanitë ruse? “EU Reporter” fshin lajmin për deputeten e PL

Shkruar nga Pamfleti

A mori Kryemadhi para nga kompanitë ruse? “EU Reporter” fshin

“EU Reporter” ka trazuar ujërat sot në politikën shqiptare, pasi nxori një lajm dhe disa dokumente, ku pretendonte se Monika Kryemadhi ka marrë para nga disa kompani ruse të lidhur me qeverinë e Kremlinit. Dokumentet tregonin se në tre raste janë transferuar shuma të ndryshme parash në emër të Kryemadhit.

Por lajmi është zhdukur pak minuta më parë. Ashtu sikundër ndodhi me gjermanen “Bild” që zhduku lajmin për aferat e Ramës me McGonigal, kështu ka ndodhur edhe me “EU Reporter”. Lajmi nuk ekziston më. Nuk dihet nëse lajmi nuk ka qenë i saktë, apo kanë nisur lobimet nga ana e Metës dhe Kryemdhit për ta hequr si shkrim.

Ajo që bie në sy është se vetë Kryemadhi nuk ka reaguar. Ndonëse ishte një akuzë shumë e fortë, gruaja e Ilir Metës ka heshtur duke mos dhënë sqarime. Ndërkohë pavarësisht se lajmi u fshi, kanë mbetur në mediat shqiptare dokumentet, të cilat zonja Kryemadhi duhet t’i sqarojë, pasi figuron 3 herë emri i saj.

 

kryemadhi eureporter pl