
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të vendosë nesër nëse PD do të futet apo jo në zgjedhje.
Ilirian Celibashi nuk e regjistroi këtë parti me argumentin se nuk plotëson dokumentacionin, pasi nevojitet një deklaratë solemne e firmosur nga Lulzim Basha që figuron ende kryetar.
Grupi i Alibeajt nuk e pranon këtë argument, pasi sipas tyre, Basha është dorëhequr dhe i ka deleguar kompetencat. Vendimi i Komisionerit u ankimua në KAS dhe ky i fundit e ka pranuar ankimimin. Nesër në 12.00 do të diskutohet për këtë çështje, ku do të vendoset për fatin e PD.
“Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.32, në seance publike ditën e Enjte, date 16.03.2023, në orën 12:00”, njoftoi KQZ.
Po ashtu sot është pranuar dhe kërkesa ankimore e bërë nga Berisha, i cili po ashtu pretendon se PD është e tija dhe duhet të futet në zgjedhje me atë kryetar. Duke qenë se Apeli nuk e njeh, Celibashi e refuzoi, pro juristë e tij ju drejtuan KAS, ku dhe kjo kërkesa kaloi për shqyrtim.
Të dyja kërkesat u bashkuan në një dhe do të shqyrtohen në orën 12.00.
Lini një Përgjigje