Politike24 Mars 2023, 19:08

A ndihet i kërcënuar Alibeaj? Kreu në detyrë i PD shfaqet i rrethuar nga Garda

Shkruar nga Pamfleti

A ndihet i kërcënuar Alibeaj? Kreu në detyrë i PD shfaqet i

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shfaqur sot i shoqëruar nga Garda.

Ai drejtori sot mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua mbi skemën që do të shkohej në zgjedhje. Pas takimit u pa që krah tij ishin ushtarët e Gardës. Kjo nuk u shpëtoi gazetarëve që pyeten Alibeajn.

“Nuk kam dashur t’i mbajë, por është detyrim i gardës që në situata zgjedhorë duhet të shoqërohet”, tha ai.

I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, ai tha: “Asnjëherë, kurrë!”.

 

alibeaj garda roje