Politike24 Mars 2023, 18:09

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD: Kandidatët e “Primareve” në kurth, nuk ka turp më të madh të çosh vota te PL

Shkruar nga Pamfleti

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD:

Deputetja Flutura Açka ka qenë e ashpër në fjalën e saj të mbajtur në Kryesinë e PD. Enkelejd Alibeaj mblodhi Kryesinë për të diskutuar mbi formatin e përfaqësimit në zgjedhje dhe pati disa ide, ku një pjesë propozuan që të mos dilet me kandidatë për kryebashkiakë dhe të ndihmohen kandidatët e “primareve”.

Në këtë linjë ishte dhe Açka, e cila nuk i ka kursyer sulmet e akzua. Po shtu ka kritikur dhe aleancën e Berishës me Metën.

Unë do te trishtohesha t’i shihja të theren demokratët me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje tjetër, pasi demokratët janë më të rëndësishëm.

Kështu ndihmojmë edhe kandidatet e Rithemelimit, të cilët nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë hyrë, pasi zemra dhe dinjiteti i tyre është PD, por fati dhe bindja, fetishi a kushedi ç’arsye nuk i lë të dalin nga rreshtorja për të mbrojtur partinë e tyre.

Unë kam folur me shume prej tyre dhe ia shoh plagën që kanë, por janë në kurth, një kurth i shëmtuar politik, ku në fakt ka hyrë çdo demokrat.

Ne, qoftë edhe duke marrë barrën e “të pamundurve” duhet ta ruajmë PD nga mbrapshtia dhe skizma që po gatuhet prej muajsh. Nuk është paaftësi por qendrim i pastër politik në mbrojtje te PD-së, të Opozitës dhe të mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmë sonë, në të cilën regjimi ka pjesën e vet të kontributit malinj.

Por nuk ka turp më të madh politik se të çosh të djathtët, të kandidojnë majtas, militantët e djathtë të duartrokasin të majtën dhe votuesit e djathtë të votojnë në majtas dhe vjen pikërisht nga një pjesë e themeluesve të se djathtës”, tha ajo.