Politike24 Mars 2023, 14:36

Bylykbashi çon në SPAK aplikacionin e PS: ‘Aktivisti’ pengon të drejtat e zgjedhësve!

Shkruar nga Pamfleti
Bylykbashi çon në SPAK aplikacionin e PS: ‘Aktivisti’

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi është paraqitur sot në SPAK për të kallëzuar për aplikacionin  Aktivisti. Bylykbashi u shpreh se kallëzimi është kryer për të gjithë zyrtarët e lartë, duke nisur nga vetë kryeministri. Ai kërkon nga SPAK që të veprojë pasi ky aplikacion ka të bëjë me kontrollin e zgjedhëse.

Duhet të vihen para drejtësisë ata që po pengojnë të drejtat e zgjedhësve. Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje  e tillë. Një kontroll sistematik me një plan kriminal. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit të SPAK të ndalet dh të vihet përpara përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë sot të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexoni raportin e ODIHR-it, duhet të ndalet menjëherë. Ne kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion, pjesa tjetër sete barra e prokurorisë. Punonjësit e administratës janë nën presion, shkelje flagrante për të drejtat e zgjedhësve. Kjo është detyra e SPAK, për t’i vënë para drejtësisë. Do ta depozitojmë me postë që mos ketë më alibi.”- tha Bylykbashi.

bylykbashi spak aktivisti