Politike24 Mars 2023, 18:42

Alibeaj vulos nesër skemën për 14 majin, shqyrtohet mundësia për të garuar vetëm me këshilltarë

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj vulos nesër skemën për 14 majin, shqyrtohet mundësia

Grupi i Enkelejd Alibeajt do të vendosë nesër se si do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit. Sot u mblodh Kryesia e PD dhe pati diskutime e debate të gjata. Demokratët kanë në tryezë tre skema. E para është që të futen në zgjedhje me kandidatët si për këshillat bashkiakë ashtu dhe për bashkitë e vendit duke garuar përballë Ramës, Metës e Berishës.

Por pati dhe deputetë që hodhën si ide që të garohet vetëm për këshillat bashkiakë dhe jo për bashkitë, duke ju lënë terren të lirë kandidatëve të Berishës. Argumenti i tyre ishte se në këtë mënyrë PD nuk do e thellojë krizën brenda saj. Këtë ide e kanë mbështetur Jorida Tabaku, Flutura Açka dhe Dhurata Çupi. Ndërkohë Alibeaj dhe disa të tjerë kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje si për këshillat ashtu dhe për bashkitë. 

Propozimi i tretë ishte që të dilet me kandidatë për kryetarë bashkie vetëm në disa zona dhe jo në 61 qytetet e vendit. 

Kryesia nuk mori sot vendim dhe nesër do të ketë mbledhje me krerët e degëve ku dhe pritet një vendim final se cila do të jetë skema që do të ndiqet.

Çështja e zgjedhjve ka rëndësi për të gjithë, për këtë arsye, edhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet, për t’i pasur të gjitha qëndrimet. Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Deri sa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot, zyrtarisht do ta mësoni nesër. Nesër do i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji… nesër do jetë i plotë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Gazment Bardhi, i cili ka qenë partizan për të garuar edhe për kryetarë bashkie. Ai tha se do të mbajë qëndrimin e tij pasi të merret vendimi final, duke thënë se do të respektojë gjithçka që do të vendoset. Pra duket se nesër do arrihet në një vendim final nëse grupi i Alibeajt do të mbështesë kandidatët e “Foltores”, apo do t’i rivalizojë. Sot në mbledhje dolën dhe dy emra të mundshëm për Tiranën, siç janë Roland Bejko dhe Jonila Godole.

 

alibeaj pd zgjedhje