
Demokratja Alesia Balliu e ftuar në podcastin “TëPashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, foli sa i takon sulmeve brenda partisë të orientuara ndaj Jorida Tabakut.
Balliu tha se në perceptimin e saj nuk shikon një prapavije të orkestruar nga Berisha, por thjeshtë deklarata të bëra nga individë të caktuar për çështje xhelozie.
Pjesë nga intervista:
-Në PD u bë një deklaratë e fortë, nga Adriana Kalaja për Jorida Tabakun. Shumëkush e lexoi si dirgjim nga Berisha sepse nuk mund të ndërmerrte Kalaj një sulm të tillë kaq të fortë e vetme, kush besoni ju që fshihet pas kësaj?
Balliu: Zonja Tabaku është një demokrate, por mbi të gjitha është një femër që i ka qëndruar kauzave të saj dhe çdo fjalë që hidhe kundër saj bëhet për shkak të xhelozisë personale të individëve të caktuara që duan ti ndotin emrin.
-A nuk ka Berisha gisht?
Balliu: Unë nuk mund të flas pa fakte. Unë flas këtu për procesin për numërimin e votave.
-Ne kemi parë materiale të dolën në media nga takimet me demokratët se si shprehte pakënaqësi për rezultatin e 11 majit, madje donte të largohej derisa Berisha të reflektonte dhe më pas i hodhi poshtë kotë dhe nuk mori ndonjë akt. Pra ka edhe nga ata që duket se do të shpërthejnë në një momente dhe më pas tërhiqen. Nuk ka revoltë në PD.
Balliu: Janë individë që nuk i qëndrojnë besnikë askujt dhe asgjëje madje as vetes së tyre.
-Ke kontaktuar me kandiatë të tjerë që janë larguar nga Berisha, anti-berishistë psh?
Balliu: Unë jam në kontakt me të gjitha ata që janë pjesë e Partisë Demokratike dhe të gjithë janë dakord që PD-ja ka nevojë për riformatim, për ndryshim elitash.
Lini një Përgjigje