TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2025, 13:12

A po e përdor PD-në si mburojë për çështjet me drejtësinë? Përgjigjet Berisha

Shkruar nga Pamfleti

A po e përdor PD-në si mburojë

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur në një konferencë për mediat nëse po përdor PD-në si mburojë për çështjet me drejtësinë, është shprehur se po mbron votën e lirë të shqiptarëve.

Berisha tha se po mbron votën e humbur, duke shtuar se ky është një mision për të më i rëndësishëm se ai në ‘91.

Berisha theksoi se, sipas tij, po mbron votën e shqiptarëve nga një botë e stërfuqishme krim.

Pyetje: A po e përdorni PD për tu mbrojtur në raport me çështjet tuaja për drejtësinë?

Berisha: Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu. Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.

Lini një Përgjigje