
Balliu u shpreh se bandat kanë marrëveshje me qeverinë dhe kjo është e vetmja arsye përse janë fuqizuar.
Klevis Balliu ka bërë përgjegjës shtetin për ngjarjen e fundit në Shkodër, ku dy persona u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Balliu u shpreh se bandat kanë marrëveshje me qeverinë dhe kjo është e vetmja arsye përse janë fuqizuar.
“Situata i ka shpëtuar shqiptarëve, Rama i ka të gjitha në kontroll. Nëse do të kishim një shtet, sot këto raste nuk do t’i shihnim. Ne shohim 6000 forca në një televizion. Nuk është vetëm Shkodra. Kjo ka ndodhur në Memaliaj, në Don Bosko. Po hanë kokat e shqiptarëve. Si mund të mos ketë reagim. Janë fëmijët e pasigurt.
A shkoni dot në Shkodër për të pirë një kafë. Ai është vëllai i Denisit që merrte porosi nga Pëllumb Gjoka që Rama e shpalli investitor strategjik. Qeveria është në orar të punës me kriminelët e vet. Nëse qeveria do, në një vend kaq të vogël, këta zhduken si minj. Bandat nuk kanë trimëri, largohen si minj. Kur një kartel ka mbështetjen e qeverisë bëhet i fuqishëm. Këtë e liruan nuk iu duk i rrezikshëm. Metën dhe Berishën i mbajtën në arrest. Burgjet i kontrollon mafia”, tha Balliu në A2.
Lini një Përgjigje