
Për drejtuesin politik në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, njëkohësisht ligjvënës i PD thotë se krimi dhe bandat kriminale kanë kontrollin e plotë të Shkodrës.
Duke folur në Syri Tv, Boçi tha se referuar masakrës së të hënës në Shkodër, me 2 të vrarë e 2 të plagosur, pa frikë theksoi deputeti demokrat, mund të thuhet se krimi atje është në habitatin e vet.
Sipas Boçit, krimi favorizohet nga politika përmes dominimit ekonomik dhe jetës sociale, madje duke ndërhyrë deri në situatat zgjedhore dhe mbështetjen e mazhorancës, duke ia atribuuar këtë situatë vetë kryeministrit, Edi Rama.
“Vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë nga zyra e kryeministrit, ndaj ai ka emëruar koordinator krimi që e ka mesazher dhe aktivues të krimit kur atij i nevojitet në fushatat zgjedhore. Rama ka përgjegjësi të plotë dhe retorikën tonë s’duhet ta çojmë vetëm në kriminalizmimin e policisë. Kriminalizimi më i madh është ai politik, që kontrollon policinë”, u shpreh ndër të tjera Boçi.
Ligjvënësi demokrat, tha se gjithçka lëviz në nivele të larta, ku mes përplasjes Polici- banda, më e favorizuar është kjo e fundit.
Boçi: Krimi ka kontrollin e plotë të situatës. Nga ngjarjet e stome, krimi në Shkodër është në habitatin e vet. Krimi është me mbështetje të plotë politike, dominon ekonominë dhe jetën sociale, dhe që përcakton raportet politike shpesh me ndërhyrjet e tij në situata zgjedhore dhe përkrahjen me mazhorancën.
Krimi nuk ekziston me akte në mes të qytetit e nuk konsideron që targeti merr edhe jetë të pafajshmish. Arroganca kriminale vjen nga mbështetja e plotë politike. Vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë nga zyra e kryeministrit, ndaj ai ka emëruar koordinator krimi në krye të Policisë që e ka mesazher dhe aktivues të krimit kur atij i nevojitet në fushatat zgjedhore. Rama ka përgjegjësi të plotë dhe retorikën tonë s’duhet ta çojmë vetëm në kriminalizimin e policisë. Kriminalizimi më i madh është ai politik, që kontrollon policinë.
Në Shkodër u bë zëvendësua drejtori i Policisë me drejtorin e ri dhe ndodhi për një incident që s’u transmetua. Është ky drejtor policie politik, që është në mbështetje të krimit, banda që bëjnë gjithçka, siç është dëshmuar nga përgjimet që qerasin njëri-tjetrin me vrasje. Janë në union me politikën e bëjnë gjithçka që ky kryeministër të vijojë pushtetin.
Policia s’ka forcë në Shkodër, segmentet e ndershme nuk veprojnë dhe marrin goditje politike e largohen nga detyra. Lëviz gjithçka në nivele të larta, mes përplasjes së bandës e policisë, më i favorizuar është banda. Kudo në Shqipëri është e njëjta situatë. Policia është jashtë kontrollit. Nëse policia s’performon mirë, me koordinimin e bandave për marrjen e votave, atëherë largohet drejtuesi. Drejtori u largua se s’kishte bërë detyrën e duhur politike për të marrë votat përmes bandave.
Lini një Përgjigje