TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 17:57

Afera CEZ-DIA, flet avokati i Kastriot Ismailajt: Meta u mundua të fshihte trungun pas gjetheve

Shkruar nga Pamfleti

Afera CEZ-DIA, flet avokati i Kastriot Ismailajt: Meta u mundua të fshihte

Avokati i Kastriot Ismailajt, Arbër Hoxha ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dje në SPAK.

Meta u thirr për aferën CEZ-DIA, për të cilën Ismailaj u dënua me 11 vite burg.  Në një intervistë për Euroneës Albania, Hoxha deklaroi se Meta u përpoq të fshihte “trungun pas gjetheve”, pasi sipas tij, Meta deklaroi se u paraqit në SPAK për kallëzimet që ka kryer për çështje të ndryshme, por në fakt rezultoi e kundërta, u pyet për çështjen CEZ-DIA.

Zoti Meta, mesa pashë unë u përpoq të fshihte trungun pas gjetheve dje, pasi u prononcua. U përpoq dje të thoshte se ka shkuar për çështje të ndryshme për të cilat ai ka bërë kallëzim dhe jo për çështjen konkrete.

Çështja e inceneratorëve është një çështje e cila aktualisht është në gjykim dhe nuk do të pyetet askush sepse është kapitull i mbyllur për Prokurorinë e Posaçme”, theksoi ai.

 

ilir meta kastriot ismailaj cez-dia

Lini një Përgjigje