Politike23 Shkurt 2023, 15:20

Kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish ministrit Lefter Koka. Ish-ministri kërkonte ndryshim të masës së sigurisë, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

Lefter Koka ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

 

lefter koka gjykata rekursi