TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 17:01

Një vit nga agresioni rus në Ukrainë, Xhaçka në OKB: Pushtim i paprovokuar dhe kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Një vit nga agresioni rus në Ukrainë, Xhaçka në OKB:

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mbajti fjalën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me rastin e njëvjetorit të nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Ajo deklaroi se sulmi rus ishte kriminal, i paprovokuar dhe paligjshëm, teksa shtoi se Shqipëria mbështet rezolutën për paqe në Ukrainë.

Ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi. Ishte mbi të gjitha një akt sulmi që shkelte qartë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale”, tha ndër të tjera Xhaçka.

 

xhaçka okb ukraina

Lini një Përgjigje