TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 22:50

Aksioni opozitar, Flamur Noka: Nuk ka kthim pas, rruga e vetme përshkallëzimi!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni opozitar, Flamur Noka: Nuk ka kthim pas, rruga e vetme

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se beteja e nisur në parlament nuk ka kthim pas dhe se opozita do të krijojë një front popullor.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Noka deklaroi se kjo qeveri është më e egra pas regjimit të Enver Hoxhës. Ai shtoi gjithashtu se shumë shpjet aksioni do të zbritet në terren dhe do të përshkallëzohet.

E kemi nisur betejën në parlament dhe ajo është pa kthim do të krijohet një front opozitar dhe javën që vjen, aleatët kanë kërkuar që të mblidhet një tryezë e partive aleate opozitare, duke përjashtuar frontin demokratik të është ai i thertores dhe pastaj do të vijojmë për të krijuar një front popullor.

Biem dakord të gjithë se ky është regjimi më i egër që ka patur vendi që pas diktaturës së Enver Hoxha, bile në disa aspekte ia kalon. Të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë në emër të drejtësisë së re, por kjo ka dështuar dhe është drejtësia private dhe ne po bëjmë atë që po bëjmë. E nisëm në parlament, nga forcat politike do ta zbresim te qytetarët.

Ky është qëllimi i turit të zotit Berisha, unë dhe dy nënkryetarët e PD-së në terren, deputetët do të zbresin edhe ata në terren, aleatët po ashtu dhe do të përshkallëzohet. Ne nuk kemi kthim pas, me gjithë defektet tona”, tha ai.

noka aksioni opozitar

Lini një Përgjigje