
Alesia Balliu ka shpërthyer në kritika të forta ndaj besnikëve të Sali Berishës. Balliu ishte këtë mbrëmje e ftuar në podkastin e “Pamfletit” në YouTube dhe sfidoi Nokën, Vokshin dhe gjithë të tjerët me refuzimin e mandatit.
Sipas saj, nëse flasin për farsë, pse pranojnë të shkojnë në shtator në Kuvend dhe të paguhen me taksat e qytetarëve.
“Këta individë i shërbejnë vetëm interesit të Berishës. Ata janë për të ruajtur legjitimitetin e Berishës. Janë ata shkaktarët e humbjes së madhe. Po këta individë kritikojnë zërat si mua, zoti Sula...”, tha ajo në “Të Pashoq”.
Sipas saj, PD po kthehet në një armë për interesat e Sali Berishës. Sipas saj, nëse nuk ka ndryshime, kjo është në interes dhe të Edi Ramës.
Lini një Përgjigje