TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2025, 11:45

Altin, kush është ky Lyl që guxon e kërcënon gazetarë?

Shkruar nga Pamfleti

Shoqatat e Gazetarëve janë kthyer në byzylykë të pushtetit, që përdoren vetëm kur i duhen Ramës për të zbukuruar raportet e radhës për Brukselin...

Altin, kush është ky Lyl që guxon e kërcënon

Një gazetar kërcënohet hapur nga një njeri i njohur i nëntokës, dikur trafikant prostitucioni dhe kokaine, sot i larë e i pagëzuar si “investitor strategjik” në turizëm. Quhet Lul Morina. Ai nuk ka turp të shfaqet publikisht me Edi Ramën, të investojë në hotele, nën fanfara propagande dhe të përfitojë privilegje që qytetarët e zakonshëm nuk i shohin as në ëndërr. Ky është realiteti shqiptar i vitit 2025.

Në çdo vend normal, një individ me këtë dosje të errët nuk do të guxonte të angazhohej në biznese publike, e jo më të kërcënonte gazetarë.

Në Shqipërinë e Edi Ramës, ky njeri është ngritur në podium si “sipërmarrës”. Ai kërcënon, flet me ton mafiozi dhe vazhdon të marrë tenderë, prona dhe përkujdesjen e qeverisë, ndërsa policia dhe drejtësia bëjnë sehir.

Por më e neveritshmja është heshtja. Heshtin shoqatat e gazetarëve, ato që duhet të ishin të parat në vijën e frontit për të mbrojtur fjalën e lirë. Heshtin sepse janë të kapura, të paguara, të shndërruara në dekor të propagandës. E quajnë veten “mbrojtës të lirisë së medias”, por në realitet nuk mbrojnë asgjë. Janë kthyer në byzylykë të pushtetit, që përdoren vetëm kur duhen zbukuruar raportet e radhës për Brukselin.

Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një laborator ku të gjithë kufijtë janë përmbysur. Krimineli bëhet investitor. Gazetari trajtohet si i tepërt. Shoqatat bëhen vegla qeverie. Dhe publiku mësohet me idenë se kjo është normale.

Mesazhi që jep kjo ngjarje është i thjeshtë dhe i rrezikshëm: kush guxon të thotë të vërtetën, kërcënohet. Kush kërcënon, shpërblehet. Në këtë vend nuk kemi të bëjmë më me korrupsion, por me një marrëveshje të hapur midis pushtetit dhe nëntokës kriminale.

Nëse sot lejojmë që një gazetar të kërcënohet nga një ish-trafikant kokainë i shndërruar në “strateg”, nesër nuk do të kemi më gazetarë. Do të kemi vetëm zëdhënës të krimit. Dhe kjo është varreza e demokracisë./Pamfleti

altin kush është ky lyl që guxon e kërcënon gazetarë

Lini një Përgjigje