TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2025, 18:37

Kërcënimet e Lul Morinës ndaj gazetarit, Bardhi: Shtet mafioz, Prokuroria të nisë menjëherë hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Lul Morinës ndaj gazetarit, Bardhi: Shtet mafioz,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas kërcënimeve që ka marrë gazetari Almer Toska nga biznesmeni Juljan Morina.

Bardhi dënon ashpër kërcënimet ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë rast. Bardhi thekson rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së medias në vend.

“Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska”, shkruan Bardhi.

Ai shton më tej se heshtja institucionale në raste të tilla përbën një rrezik serioz për fjalën e lirë dhe demokracinë.

“I bëj thirrje urgjente Prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndihen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë”, përfundon reagimin e tij Bardhi.

Lini një Përgjigje